Foto ilustruese

Sherr me grushte mes të rinjve në Tiranë, 3 nën hetim! Policia: Ishin të dehur e po godisnin njëri-tjetrin

1 Korrik 2022, 17:31| Përditesimi: 1 Korrik 2022, 17:35

  • Share

Disa të rinj janë përfshirë në një sherr me grushte në një pishinë në një kompleks në Tiranë që ndodhet në zonën e Farkës.

Policia ka vënë nën hetim 3 të rinj, për të cilët thotë se ishin në gjendje të dehur dhe janë goditur me grushte mes tyre.

Sipas polcisë janë proceduar penal në gjendje të lirë për shtetasit: - D. D., 28 vjeç, E. H., 35 vjeç, dhe K. Xh., 35 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje".

Këta shtetas sipas policisë, pas një konflikti për motive të dobëta, duke qenë në gjendje të dehur, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte, ndërsa video e sherrit është publikuar në mediat sociale, ku ato shihen buzë një pishine duke dhunuar njëri-tjetrin.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?