Godina e bashkisës së Malësisë së Madhe

Sherr me grushta mes zyrtarëve në bashkinë e Malësisë së Madhe! Përgjegjësi denoncon drejtorin: Më goditi me grusht

3 Gusht 2023, 11:46| Përditesimi: 3 Gusht 2023, 13:36

  • Share

Një sherr me grushte ka ndodhur mes dy zyrtarëve të bashkisë së Malësisë së Madhe.

Drejtori i Drejtorisë së Rrugëve Rurale, Emergjencave Civile, Ujitjes dhe Kullimit në këtë bashki, Rasim Smakaj, është rrahur me përgjegjësin e Sektorit të Emergjencave Civie të kësaj bashkie.
Ka qenë vetë vartësi, 64 vjeçari i identifikuar me inicialet E.R që ka bërë denoncimin në polici. Vijojnë veprimet për verifikimin e këtij kallëzimi.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. S., 60 vjeç, me detyrë drejtor i Drejtorisë së Rrugëve Rurale, Emergjencave Civile, Ujitjes dhe Kullimit, bashkia Malësi e Madhe, pasi ka kallëzuar shtetasi E. R., 64 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Emergjencave Civile, bashkia Malësi e Madhe, se gjatë një konflikti për motive të dobëta, me 60-vjeçarin, ky i fundit e ka goditur me grusht. Vijojnë veprimet për verifikimin e këtij kallëzimi" thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?