Ezequiel Lavezzi

Sherr me familjarët për prona, Ezequiel Lavezzi goditet me thikë dhe shtrohet në spital

20 Dhjetor 2023, 17:09| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 17:38

  • Share

URUGUAI - Ish-ylli i Napolit, Paris Saint Germain dhe Argjentinës, Ezequiel Lavezzi është shtruar në spital pasi u godit me thikë. Sipas gazetës amerikano-jugore Clarin, Lavezzi ndodhet në spital në rajonin Punta del Este të Uruguait jashtë rrezikut për jetën.

Pretendohet se ai ishte përfshirë në një debat me familjarët në orën 5 të mëngjesit të së mërkurës pas një feste në shtëpinë e tij. Ai dyshohet se ka mbetur i plagosur në bark gjatë sherrit, ndërsa ka pësuar edhe thyerje të kockës së klavikulës.

Në lidhje me këtë, gazeta El Observador shkruan: “Ata goditën me thikë ish-futbollistin argjentinas Ezequiel Lavezzi në Punta del Este. Ishte një debat familjar”  dhe shton se burime policore konfirmuan se incidenti ishte “për një çështje parash dhe pronash”, thuhet në median në fjalë.

Ndërkohë ka reaguar edhe policia për të sqaruar versionin e ngjarjes.

“Për momentin nuk dihet si kanë qenë ngjarjet dhe motivet zyrtare. Po punohet për marrjen e deklaratave nga dëshmitarët në vendngjarje, pronarë dhe punonjës. Për momentin nuk dihet arsyeja e plagosjes”, shtoi zyrtari policor.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?