Sherr me armë zjarri dhe shufra metalike, policia arreston 3 'trimat' e Vorës

18 Shkurt 2020, 15:53| Përditesimi: 18 Shkurt 2020, 15:59

  • Share

3 persona u arrestuan, pasi akuzohen se dhunuan 3 persona të tjerë me armë zjarri dhe sende të forta. Konflikti ndodhi në rrugën 'Rinia' në Vorë, ku pas sinjalizimit nga banorët, policia ndërhyri në kohë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Gjatë konfliktit, 28-vjeçari Lorenc Brahimi ka qëlluar me armë zjarri, ndërsa nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar. 3 të arrestuarit në flagrancë akuzohen se kanë dhunuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasit B. T., E. T. dhe R. T. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë luftarake pistoletë, fishekë luftarak, si dhe një shufër metalike .

Në pranga përfunduan Lorenc Brahimi, 28 vjeç, i akuzuar për “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Armando Elezi, 29 vjeç,  i akuzuar për “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta“ dhe “Plagosja e lehte me dashje”;

Gledis Shkurti., 32 vjeç, i akuzuar për “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta“ dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Komento

Komente

  • bashkim: 19/02/2020 19:32

    Nga mbiemri esht tropojan, arme e dalur nga depot e thyera nga PD e sali berishes. Liri demokraci

    Përgjigju
  • Keto Jane Armet e Depove te Sali Serbit Malokut.: 18/02/2020 17:39

    Kopili Serb Malok Kriminel Sali,hapi Depot qe shqiptaret te vriten njeri me tjetrin,dhe Kriminalitetet te shtohen.. Urdhi i mare nga UDB Jugosllave,,Sali Serbit e kryhu me nder..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?