Foto ilustruese: 'Shtëpi bari' në MB

Sherr masiv për 'shtëpinë e barit' në Britani, i përfshirë një shqiptar! 22-vjeçari para gjykatës: Më ktheni në Shqipëri

26 Shkurt, 20:31| Përditesimi: 26 Shkurt, 20:35

  • Share

Një përplasje e dhunshme mes bandave në lagjen Calcott, Stirchley të Telfordit në Britaninë e Madhe ka tronditur banorët e zonës aty pranë, duke bërë bujë edhe në mbarë publikun britanik.

Shkak i përplasjes agresive mes disa personave të armatosur me shkopinj bejsbolli dhe shkopinj golfi raportohet të jetë një fermë kanabisi, e cila ndodhet po në zonën ku ka ndodhur dhuna.

Sipas mediave të huaja, në këtë sherr masiv dhe të ashpër ka qenë dhe një shqiptar, i njohur si Amadeo Çela, 22 vjeç.

I riu shqiptar është një emigrant i cili ka hyrë në territorin britanik në mënyrë të paligjshme.

22-vjeçari shqiptar, së bashku me agresorët e tjerë u arrestuan në flagrancë nga drejtësia britanike, duke përfunduar më pas para togave të zeza, në Gjykatën e Kurorës Shreësbury.

Çela rrezikon të dënohet nga drejtësia britanike me 9 muaj burg. Gjatë seancës gjyqësore ai ka shprehur dëshirën që pas kryerjes së dënimit të depërtohej drejt Shqipërisë.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miku: 27/02/2024 02:22

    Shqipet vjedhin Shqipet. Gjak prishsa. Si Alex Visha a si e ka Ai Pisi , qe vjedh akoma dhe mburret ne Tik Tok po Karma do te ndjek o klysh Njeri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?