Foto ilustruese

Sherr mes të rinjve në Peshkopi, plagoset me thikë një 22-vjeçar, në pranga autori! Nën hetim 5 të tjerë

27 Janar 2021, 11:41| Përditesimi: 27 Janar 2021, 11:46

  • Share

PESHKOPI - Një sherr mes disa personave ndodhi në Peshkopi ku për pasojë është plagosur me thikë një 22-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Treg" ku disa të rinj janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin. Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e këtij sherri.

Policia ka arrestuar një 26-vjeçar me iniciale E.S. i cili goditi me thikë 22-vjeçarin me iniciale T.T. i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po në vijim të hetimeve ka rezultuar se janë përfshirë në konflikt për të cilët  ka filluar hetimi në gjendje të lirë për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”  dhe  “Moskallëzim krimi”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, për  shtetasit : Xh. C., 25 vjeç, M. A., 23 vjeç, Xh. A., 26 vjeç,  B. S., 23 vjeç, Xh. L., 15 vjeç, banues në Dibër.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?