Foto ilustruese

Sherr masiv me shishe e karrige mes shqiptarëve dhe italianëve brenda në lokal, autoritetet i vënë kyçin për 10 ditë

14 Shkurt 2022, 10:55| Përditesimi: 14 Shkurt 2022, 11:15

  • Share

Një lokal i quajtur 'Le Monelle' në Largo Giardino në Varese është mbyllur për 10 ditë nga autoritetet për  një javë më parë pati një sherri masiv e të dhunshëm. U desh ndërhyrja e policisë që të shuhej sherri. Policia luftoi jo pak për të përçarë pretendentët.

Gjithçka ndodhi natën mes së shtunës dhe të dielës, më 6 shkurt: përleshja e dhunshme përfshinte shtatë burra, italianë dhe shqiptarë. Këta të fundit, pavarësisht mbërritjes së makinave të shërbimit, kanë vazhduar të përballen me njëri-tjetrin duke u rrahur dhe kërcënuar.

Oficerët kanë arritur të identifikojnë dhe shoqërojnë të shtatë personat, shumica prej tyre me dosje policie. Më pas, të shtatë u raportuan të gjithë për zënkë të rënduar dhe njëri prej tyre duhej të kërkonte kujdes mjekësor në spital, ku u konstatua se kishte thyer kockat e hundës. Brenda lokalit, skenari përshkruhej si ai i salloneve të Far Ëest: disa tavolina e karrige të thyera dhe copa shishesh të shpërndara gjithandej.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?