Ancelotti dhe Modric pas ndeshjes mbrëmë

Shënoi golin vendimtar mbrëmë/ Ancelotti 'thur elozhe' për Modric: Nuk duket si lojtar 39-vjeçar! Është shembull për gjithë ekipin

26 Shkurt, 16:19| Përditesimi: 26 Shkurt, 16:23

  • Share

Real Madrid fitoi mbrëmë ndaj Sevillas në Bernabeu me rezultatin minimal 1-0. Golin vendimtar për “Los Blancos” e shënoi Luka Modric. 39-vjeçari hyri në minutën e 76’ në fushën e lojës dhe vetëm 5 minuta më vonë shënoi golin e fitores. Tekniku i Realti, Carlo Ancelotti komentoi pas ndeshjes këtë moment duke thurur lëvdata për kroatin.

“Ne e festuam golin sepse e meritonte. Ai shënoi një gol të mrekullueshëm dhe kontribuoi me një paraqitje të mirë. Është mjaft e vështirë ta lësh atë në pankinë, çdo ditë ai jep shembull për të gjithë ekipin.”

Sa për të ardhmen e “asit” kroat, Ancelotti shton: “Është në duart e Lukës se çfarë dëshiron të bëjë sezonin e ardhshëm dhe ne vetëm duhet të presim vendimin e tij. Ai, Kroos dhe Nacho janë në të njëjtën situatë. Klubit do t’i duhet kohë për t’i zgjidhur këto çështje në muajt në vijim. Menaxhimi i këtyre rasteve është shumë i komplikuar dhe unë e kuptoj mirë se çfarë mund të mendojë Modric kur ai nuk luan, sepse e kam përjetuar si lojtar. Modric nuk duket si një futbollist 39-vjeçar.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?