Futbollistja Olga Carmona Garcia

Shënoi golin historik në finalen e Botërorit, futbollistja e Spanjës merr lajmin e kobshëm! Familja ia mbajti të fshehtë

21 Gusht 2023, 11:09| Përditesimi: 21 Gusht 2023, 11:11

  • Share

Pak minuta pasi u shpall kampione e botës, duke realizuar golin që shënoi historinë e futbollit spanjoll kundër Anglisë, futbollistja Carmona Garcia mori lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të babait të saj. Vetë futbollistja shkroi në rrjetet sociale, duke iu drejtuar të atit se ‘ke qenë duke më parë sonte dhe e di që je ndier krenar. Pusho të paqe babi’.

I ati i Carmona-s prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa kishte ndërruar jetë të premten. Mirëpo familja e saj, nëna dhe vëllezërit, kishin vendosur të mos i tregonin pasi mund të ndikonte në ndeshje. Për të mos e lënë që të kuptonte e gjithë familja e Carmona-s kishte udhëtuar të shtunën në Australi, me qëllim për të ndjekur finalen e Botërorit mes Spanjës dhe Anglisë që u luajt të dielën.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?