Mbrojtësi i Napolit. Amir Rrahmani

Shënoi gol ndaj Barçës, por nuk vlejti, Rrahmani: Largohemi me kokën lart nga Champions

13 Mars, 08:42| Përditesimi: 13 Mars, 08:44

  • Share

Pas eleminimit në Champions League mbrëmjen e djeshme nga Barcelona, mbrojtësi i Napolit, Armir Rrahmani komentoi për mediat italiane.

Dardani shënoi një gol por nuk vlejti pasi Barça u kualifikua në fund duke triumfuar 3-1.

‘Ne dalim me kokën lart sepse luajtëm në mënyrë të drejtpërdrejtë, mund të kishim bërë më mirë kur ishte rezultati 2-1, mund të shënonim golin e barazimit. Por nëse nuk shënon do të pësosh. Ne u përpoqëm të shtynim lart, por nuk ia dolëm, në fakt pësuam disa kundërsulme, presioni nuk u bë mirë.’, u shpreh Rrahmani.

Rrahmani shënoi për Napolin në minutën e 30’ duke ngushtuar rezultatin në 2-1. Më pas në minutat e fundit të lojës, Lewandowski shënoi të tretin për Barçën, duke vulosur kalimin e katalanasve në tetë më të mirat.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?