Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në gjashtë vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, kujton shenjtoren. Meta shkruan se Shën Nënë Tereza është simboli i jashtëzakonshëm i nënës shqiptare, frymëzimi që nxit për të bërë gjëra të vogla me dashur të madhe.
"Kremtimi i Shenjtërimit të Nënë Terezës na kujton sot rëndësinë e shërbimit me dashuri, përulësi dhe përkushtim ndaj kujtdo që ka nevojë për ndihmë, solidaritet dhe përkrahje sociale, si dhe për t'u angazhuar fuqimisht për rikthimin e shpresës për një jetë dinjitoze, për të hapur horizonte të reja shprese dhe lumturie, për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë, më të dhembshur dhe pranë halleve të përditshme të qytetarëve.
Shën Nënë Tereza, simboli i jashtëzakonshëm i nënës shqiptare është frymëzimi që na nxit çdo ditë për të bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe", shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
6 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës! Vatikani nxjerr monedhën me vlerë 2 euro me imazhin e shenjtores
B.K./ReportTv.al