Adriano Celentano

'Shenjta Mari, lutu për ne NJERËZIT vrasës!', ngjarja makabre në Itali trondit Adriano Celentanon, ndryshon lutjen 'Ave Mari'

23 Nëntor 2023, 21:36| Përditesimi: 23 Nëntor 2023, 21:51

  • Share

Është një gjest rebelimi, dhe thirrje për ndërgjegjësim, ai i artistit Adriano Celentano, që në mediet sociale, ripropozon lutjen "Ave Mari". I prekur dhe i tronditur nga vrasja makabre e 22-vjeçares italiane Giulia Cecchettin, nga ish i fejuari, i cili e ka goditur 20 herë me thikë, e më pas e ka braktisur në qese plastike, Celentano del në mbrojtje të grave, duke dhënë mesazhin e tij. Në lutje, fjalën "mëkatarët" e zëvendëson me "Njerëzit vrasës".


"Të falemi Mari, hirëplotë! E bekuar je mbi të gjitha gratë dhe i bekuar fruti i barkut tënd Jezus!
Shenjta Mari,
Nëna e Tenzot, Lutu për ne Njerëzit vrasës (zëvendësuar fjala mëkatarët), tash e në fill të jetës sonë", shkruan Celentano në mediet e tij sociale.


Ngjarja e kobshme ndodhi në komunën Fosso të Venecias, ndërsa 22-vjeçari Filippo Turetta u arrestua në Gjermani. Para arratisjes, trupin e të resë (që u gjend mëngjesin e 18 nëntorit), e kishte braktisur rrëzë një shkëmbi të madh.


 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?