Shenjat që tregojnë se keni një marrëdhënie toksike me veten

8 Mars, 08:45| Përditesimi: 8 Mars, 08:48

  • Share

Një nga marrëdhëniet më të rëndësishme që kemi gjatë gjithë jetës sonë është “marrëdhënia me veten”. Nëse zakonisht ndiheni të lodhur, pesimistë dhe nuk jeni të kënaqur me asgjë , atëherë ju jeni një njeri toksik me veten tuaj.

Më poshtë kemi renditur disa shenja që tregojnë toksicitetin me veten. Nëse ndonjë nga këto shenja tingëllon e njohur, atëherë ndoshta pengesa më e rëndësishme për një marrëdhënie të shëndetshm me veten është kapërcyer.

Pavarësisht çdo situate që kaloni në jetë, gjëja më rëndësishme është që së pari të doni dhe të kini repsekt ndaj vetes. Mos u demoralizoni se diçka nuk shkoi ashtu siç ju do të dëshironit, nëse nuk e realizoni sot do e kryeni me sukses nesër. Mos harroni paqja me veten tuaj është thelbësore.

Shenjat që tregojnë se jeni toksik ndaj vetes

-Ju i kushtoni shumë vëmendje asaj që të tjerët mendojnë për ju.

-Ju nuk i dini kufijtë tuaj dhe/ose nuk i bëni të qarta kur është e nevojshme.

-Ju merrni përsipër shumë përgjegjësi që i bëjnë të tjerët të lumtur – jo domosdoshmërisht vetë.

-Ju e krahasoni veten me të tjerët dhe vazhdimisht gjeni justifikime për atë që nuk guxoni të bëni.

-Pyetni veten dhe instinktet tuaja.

-Ju nuk qëndroni për nevojat dhe kufijtë tuaj.

-Ju nuk kujdeseni për trupin tuaj dhe ndiheni në faj kur kujdeseni.

-Ju hezitoni të shprehni mendimet dhe idetë tuaja.

-Ju lejoni njerëzit përreth jush t’ju mbajnë prapa në jetën tuaj.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?