Foto ilustruese

Shenjat me shanset më të larta për t’u martuar në vitin 2024

14 Nëntor 2023, 11:59| Përditesimi: 14 Nëntor 2023, 12:03

  • Share

Nëse tashmë po pyesni se çfarë do t’ju sjellë viti i ardhshëm, yjet e kanë përgjigjen, për disa sjellin martesë. Zbuloni nëse jeni në mesin e shenjave me shanset më të larta për t'u martuar në vitin 2024 dhe çfarë parashikojnë yjet për ju.

Dashi

Dashi është një shenjë e temperamentit të zjarrtë dhe aventureske dhe nuk është e lehtë për t’u kontrolluar. Shanset më të mira për martesë janë në gjysmën e parë të vitit. Nëse thoni po, do të vijë një periudhë e lumtur.

Demi

Demi njihet për stabilitet, por horoskopi i tij parashikon shumë turbulenca në vitin 2024. Në planin e dashurisë, është e mundur t’i jepni fund një lidhjeje dashurie, por kjo do të çojë në një martesë të mundshme. Kur partnerët ndahen, pasionet ulen dhe ata mendojnë me maturi se sa dashuri dhe respekt ndiejnë për njëri-tjetrin. Kjo do t’i kthejë në një ribashkim edhe më harmonik.

Gaforrja

Gaforrja është një nga shenjat më të ndjeshme të horoskopit. Gatishmëria për t’u kujdesur për partnerin dhe për t’iu përkushtuar atij mund të dalë në pah në vitin 2024. Astrologët pohojnë se në udhëtim mund t’ju ndodhin gjëra të rëndësishme, ndaj nëse ndodh me partnerin, prisni një propozim martese.

Akrepi

Akrepi drejtohet nga pasioni dhe kjo është pikërisht ajo që do ta tërheqë partnerin tuaj në vitin e ardhshëm. Romanca dhe kënaqësia ju çojnë drejt premtimeve të mëdha. Harrojeni atë që nuk funksionoi herën e kaluar.

Bricjapi

Bricjapi këmbëngulës dhe ambicioz është i pandalshëm kur e vendos për diçka dhe për vitin 2024 ka vendosur të rregullojë statusin martesor. Nëse është ndoshta pak konfuz kur bëhet fjalë për emocionet, ndjenja e respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë me siguri do ta bindë se është koha për martesë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?