Shenjat e gishtave iu gjetën në pistoletë, djali i vogël i Pëllumb Metës: S’e vrava unë babanë, por Hygerta! I ndihmova të fshehin makinën  

12 Mars, 10:58| Përditesimi: 12 Mars, 17:42

  • Share

DURRËS- Amarildo Meta, djali i vogël i Pëllumb Metës, ka mohuar para hetuesve të jetë ai autori i vrasjes. I pyetur pas daljes së akt-ekspertizës balistike të armës ku u gjetën shenjat e tij të gishtave. 19-vjeçari i ka qëndruar të njëjtës dëshmi që ka dhënë edhe më parë.

Ai ka pretenduar sërish para hetuesve se nuk e ka prekur pistoletën dhe nuk ka qëlluar vetë të atin. Si autore të vrasjes fajëson të motrën, Hygertën, e cila ka marrë përsipër edhe krimin.

Sipas tij, ai ka qenë në servis kur e motra Hygerta ka vrarë babanë dhe ngjarjen e ka marrë vesh pasi u kthye në shtëpi. Ai deklaron se për ngjarjen e rëndë vetëm ka ndihmuar të vëllanë Hysen Meta për të fshehur makinën e të atit, që u gjet në sektorin Rinia.

Pas daljes së ekspertizës, ku u gjetën edhe shenjat e gishtave të Amarildos në armë, prokuroria pritet të ndryshojë akuzat ndaj tij, i cili deri më sot hetohej vetëm për fshehje të kufomës. Ndërkohë, një ditë më parë e gjithë familja u testua në poligon, nga ku rezultoi se Hygerta ishte e aftë të qëllojë me armë. Ndërkohë, dy djemtë, Amarildo dhe Hyseni, si edhe nëna Blerina kanë refuzuar të kryejnë qitje me pretendimin se nuk dinë të përdorin armën.

49-vjeçari Pëllumb Meta u vra më 10 shkurt në banesën e tij në fshatin Shënavlash dhe 3 fëmijët e varrosën në kasolle, në tentativë për të fshehur kufomën. Ngjarja tronditëse u zbulua nga policia më 23 shkurt, pasi djali i madh e denoncoi të zhdukur.

Që prej arrestimit e deri më sot, 3 fëmijët kanë dhënë deklarata kontradiktore, ndaj po kryhen hetime intensive për zbardhjen e autorit kryesor. Sa i përket shkaqeve, dhuna në familje dhe fejesa me shkuesi e Hygertës mbeten pista kryesore. Nuk përjashtohet as konflikti për pronat. Nga hetimi pasuror rezulton se viktima kishte dy shtëpi dhe një sipërfaqe toke në zonën industriale të Durrësit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Beteja në Kushtetuese, a duhet që listat për deputetë të hapen plotësisht?