SHENIM / Pastrim parash dhe evazion tatimor, Syri konfirmon burimet e Shqiptarja.com

10 Shkurt, 18:04| Përditesimi: 11 Shkurt, 11:31

  • Share

Ashtu siç parashikuam në investigimin e publikuar dje, strategjia e vendosur nga administratori i Syrit Gazmir Spahia, nga drejtori-inkuizitor Cim Peka dhe nga financuesi okult Shkëlzen Berisha ishte marrë gjatë një mbledhje të bërë disa muaj më parë: ''Nëse dikush na sulmon për skandalin e pastrimit të parave dhe të evazionit tatimor, ne do të reagojmë duke thënë se ky sulm bëhet nga qeveria ndaj një medie opozitare''. Dhe në fakt sapo Shqiptarja zbuloi dhe publikoi që Tatimet kanë bllokuar llogaritë bankare të Syrit dhe të Ojf-së së tij pasi nuk ka paguar një gjobë prej 25 milionë lekësh të reja (deri tani ka shkuar 42 milionë lekë të reja për efekt të kamatvonesës), reagimi ishte ai i parashikuari:  ''Carlo Bollino shpif për median opozitare'' shkruajti Syri duke thënë se investigimi është i sajuar. Burimi ynë, siç e konfirmon dhe vetë Syri, ne fakt është e mirëinformuar, jo vetëm për mbledhjet e brendshme, por mbi cdo veprime tjeter financiare qe ndodh atje brenda deri te ngjyrën e zarfave të përdorura për të paguar rrogat e të gjithë punonjësve në cash (duke bërë evazion të sigurimeve shoqërore) dhe për financierin E.S. që e bën këtë operacion e që shpejt do të merret si dëshmitar në prokurori.

Pra redaksia investigative e Shqiptarja.com jo vetëm konfirmon fjalë për fjalë investigimin, duke përfshirë lajmin mbi bllokimin nga Tatimet të llogarive bankare të Syrit dhe të OJF-së ''Qendra për informimim të hapur'' që është pronarja 100% e televizionit, po shton diçka më shumë lidhur me kallzimin për pastrim parash që trembet Syri dhe familja Berisha: Në datën 14.12.2021 Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i ka dorëzuar një raport prokurorisë së Tiranës ''për referimin e veprës penale'' duke kërkuar ''fillimin e procedimit penal ndaj subjektit ''Qendra per informim të hapur'' me perfaqesues ligjor shtetasin Clirim Peka, pasi lindin dyshime se ka kryer veprën penale ''fshehje e të ardhurave'' e parashikuar nga neni 180 i Kodit penal, si dhe pastrimin e produktit të veprës penale referuar nenit 287 te Kodit penal''.

Për kujtesë të zotit Peka, neni 180 i kodit penal përcakton se kjo vepër penale dënohet me burgim deri në tre vjet. Nderkohë që neni 287 dënon me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Redaksia investigative e Shqiptarja.com vazhdon ta hulumtojë cështjen për të verifikuar cfarë ka bërë prokuroria në më shume se dy vite mbi këtë dosje, dhe ç’dokumente kanë zbuluar Tatimet për të argumetuar akuzat e pastrimit të parave, fshehje e të ardhurave, evazion tvsh dhe evazion sigurimesh shoqerore me nëndklarim të rrogave të stafit të televizionit Syri Tv. Të rrinë të qetë, se letrat ekzistojnë që të gjitha.

Sa i takon rolit të medias opozitare, ky ''status'' nuk është një autorizim për të shkelur ligjet e Shtetit.

xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gani: 12/02/2024 13:07

    Do me thënë qe ne dhjetor te 2021 tatimet e kane çuar denoncuar dosjen te prokuroria e tiranes, 2 vjet e ca muaj, dhe nuk ka levizur asnje gje ,ça mut prokurorie eshte ajo, nuk e ben dot punen? lëre, eshte e ndershme,po jo keshtu frikacake. Ja ku doli fjala e Rames qe prokuroria e tiranes eshte pa shtylle kurrizore. Bravo Carlo Bollino gazetar trim

    Përgjigju
  • Tami: 11/02/2024 22:40

    Te lumte mendja , dora dhe pena z. Bolino. Asnje gazetare shqiptare nuk ka bere investigime te tilla cilesore ,me fakte dhe serioze sic beni ju dhe redaksia juaj, Jeni ajka e gazetarise ne Shqiperi! Respekt dhe mirenjohje!

    Përgjigju
  • agron cemli: 10/02/2024 19:58

    keta kane pislliqe dhe me te renda se evazioni dhe pastrim parash. Prisni, prisni dhe do te shifni. Amerikanet i kane kapur pas zverkut dhe nuk i leshojne. Vini re me kujdes. Ketyre u jane bllokuar llogarite qe prej disa muajve dhe asnjeri nuk bene gek mek. Ka disa arsye se pse nuk u vjen mire qe Bollino ua ka shkruar. Kjo lidhet dhe me nepunesit e tyre qe disa doemos nuk duan te jene bashkepunetore te krimeve te shumta te bandes Syri Tv.

    Përgjigju
  • manjola: 10/02/2024 18:53

    E verteta vonon, por nuk harron. Sic eshte Berisha ashtu jane dhe mediat e tij. Keta nuk njohin as shtet as ligje as qytetari!

    Përgjigju
  • beni: 10/02/2024 18:42

    sipas mendimeve tuaja keshut eshte. te fala rames

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?