SHENIM / Fiton me 99,9%!!! Por kur Berisha ka vjedhur nën hundët e vëzhguesve ndërkombëtare, kush e beson ''referendumin'' e tij anti Basha?

18 Dhjetor 2021, 20:00| Përditesimi: 18 Dhjetor 2021, 21:03

  • Share

Besueshmëria për një politikan është një nga vlerat primare, ja pse gënjeshtra konsiderohet një nga mëkatet më të rënda për çdo politikan. Sali Berisha gënjen, përherë, dhe mbi gënjeshtrën ka ngritur pjesën më të madhe të karrierës së tij politike. Pjesë të gënjeshtrave janë dhe manipulimet elektorale, një tjetër art në të cilin doktori shkëlqen gjithmonë. Pas shokimit në humbjen e referendumit për Kushtetutën në 1994, ai vodhi praktikisht në çdo zgjedhje, duke filluar nga zgjedhjet politike të përgjithshme në 1996 dhe për të përfunduar te "fitorja" e Lulzim Bashës në Tiranë në 2011. Ka vjedhur vota në të gjithë kongreset e tij, edhe në zgjedhjet zyrtare duke pasur institucione të pavarura, kundërshtarë politikë, deri edhe vëzhgues ndërkombëtarë që e mbikqyrnin.

Pra, ç'besueshmëri mund të ketë "referendumi" i organizuar sot kundër Lulzim Bashës dhe fitorja që Berisha njoftoi me 99,9% te votat pro shkarkimi? Një referendum i organizuar ekzaktësisht si "kongresi" i 11 dhjetorit, pa asnjë kontroll të pavarur dhe pa as transparencën minimale. Nëse Sali Berisha manipuloi votat kur procedurat ishin nën kontroll nderkombetare, kush mund ta besojë se është legjitim rezultati i votimit të sotëm, i bërë pa asnjë kontroll të pavarur dhe i shpallur deri edhe para se të niste votimi?

xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xyz: 19/12/2021 16:13

    Njesoj si ne 1996 qe ky kriminel i boni zgjedhjet me fitore absolute me 99% .

    Përgjigju
  • Ledi: 19/12/2021 13:17

    Ne kohen e monizmit votimi ishte 97% .Po sot !

    Përgjigju
  • emri: 18/12/2021 21:13

    Fiks si rama dhe ky llumi i PD Berisha vete voton nen stemen kombetare. cpune ka nje pasti te perdore stemen e shqiperise ne votimet e saj?!

    Përgjigju
  • Pika qe ste bie: 18/12/2021 20:30

    Edi Rama, zgjedhjet e kaluara lokale apo dhe keto sivjet. Jo veten qe u kerrdis me ti vjedhur por na nxori dhe kishte bere dhe database sikur te qe shtet dhe jo parti. Pika qe ste bie.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?