Shëngjini turistik i lënë pas dore, s’ka investime në rrugë e kanalizime! Banorët: Problem prej 40 vitesh

22 Mars 2023, 17:34| Përditesimi: 22 Mars 2023, 17:37

  • Share

Këta banorë jetojnë fare pranë bregdetit, në Lagjen e Vjetër të Shëngjinit, por prej vitesh vuajnë mungesën e infrastrukturës. Kudo sheh puseta të hapura e rrugë me gropa uji me fekale.

“Problem ka për ujërat sepse shpeshherë bëhen pellgje. Rastis që ujërat e zeza përzihen me ujërat e bardha. Problem i vjetër, ka mbetur pa zgjidhur”, tha një banor.

Rrjeti i kanalizimeve të ujërave të zeza është i dëmtuar dhe disa herë në dimër ujërat e ndotur vërshojnë në rrugë… e nga ana tjetër, të gjitha rrugicat brenda bllokut të banimi nga Lapidari e deri tek Porti janë të paasfaltuara.

“Ujërat e zeza nuk na janë ndarë prej 40 vitesh, ujërat e zeza dalin në sipërfaqe. Është shumë e vështirë për të jetuar këtë gjendje”, u shpreh një tjetër.

Bashkia Lezhë tha se ka një projekt për sistemin e zonës ku jetojnë 3 mijë banorë, por punimet ende nuk dihet se kur do të nisin, ndaj edhe sezoni veror e gjen sërish të shkatërruar lagjen e vjetër të Shëngjinit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • populli: 22/03/2023 18:27

    ndertoni me ligjin toka asht e xanun e tani doni dhe kushte kush ka ndertuar te veje doren te paret e fituara e te mblidhen e te rregullojn gjerat se esht ne interes te tyre. po priten shtetin ta mbajne me shkume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?