Shëngjini destinacioni i preferuar i pushuesve kosovar, trafik në autostradën Milot-Lezhë

27 Qershor 2020, 10:20| Përditesimi: 27 Qershor 2020, 12:56

  • Share

Fluks i lartë automjetesh përgjatë autostradën Milot-Lezhë dhe në drejtim të rrugës së zonës turistike të Shëngjinit. Automjetet janë kryesisht me targa të Kosovës të cilët i drejtohen bregdetit, duke krijuar trafik të rënduar. Shëngjini është një nga destinacionet më të preferuara të pushuesve kosovarë, të cilët ditën e sotme kanë thyer rekordin, duke shënuar numrin më të lartë që nga viti i kaluar të pushuesve që vijnë nga Kosova drejt vendit tonë.

Sakaq ka patur edhe shumë qytetarë të Shqipërisë që nëpërmjet kësaj rruge i janë drejtuar zonës turistike të Prevallës. 


Lajmi kryesor:

Pushuesit kosovarë 'pushtojnë' bregdetin shqiptar! Fluks makinash në Morinë, rekord që nga viti i kaluar...dritë jeshile për turizmin në vend


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?