VIDEO/ Shëngjin, skafi përfshihet nga flakët në afërsi të portit

18 Korrik 2023, 12:33| Përditesimi: 18 Korrik 2023, 13:32

  • Share

Një mjet lundrues Skaf u përfshi nga flaket e zjarrit, teksa po lundronte në ujerat e bregdetit të Shëngjinit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 të së martës në afërsi të portit, ndërsa drejtuesi i mjetit lundrues fatmirësisht arriti të shpëtojë pa marrë lëndime.

Sapo konstatoi flaket drejtuesi i skafit zbriti nga mjeti lundrues dhe falë afërsisë me bregun arriti të dalë. Pas shuarjes së flakëve mjeti lundrues u mor nga policia kufitare e Shëngjinit dhe u nxor në breg, ndërsa në lidhje me rastin nisen verifikimet për të përcaktuar shkaqet e këtij zjarri.

Sezoni turistik ka shtuar lëvizjen e mjeteve lundruese në vijën bregdetare të Lezhës.

Një ditë më parë policia kufitare bllokoi 8 jet ski si dhe u gjobiten poseduesit e tyre të cilët vepronin pa dokumentacionin përkatës, ndërsa bëhet me dije se kontrollet do të jenë të vazhdueshme për të garantuar sigurinë e pushuesve.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?