Shëngjin, rrezikonin të mbyteshin nga dallgët teksa peshkonin, shpëtohen 2 persona nga Policia Kufitare

24 Prill, 16:27| Përditesimi: 24 Prill, 16:34

  • Share

Dy shtetas në Shëngjin të cilët rrezikonin të mbyteshin janë shpëtuar nga shërbimet e policsë kufitare. Në hapësirën ujore mes Tales dhe Lezhës, për shkak të dallgëve të detit, 2 shtetasit kishin mbetur të bllokuar në mjetin me të cilin kishin dalë të peshkonin.

Shërbimet e policisë, arritën të lokalizonin Gj.L., 56 vjeç dhe S.L., 43 vjeç dhe më pas i morën dhe transportuan në portin e Shëngjinit ku janë në gjendje të mirë shëndetësore.  

'Si rezultat janë lokalizuar, marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare dhe transportuar në portin e Shëngjinit, shtetasit Gj. L., 56 vjeç, dhe S. L., 43 vjeç, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, është tërhequr në hapësirën e portit, mjeti ujor me të cilin ata peshkonin.

Dy shtetasit kanë falënderuar shërbimet e Policisë Kufitare për gatishmërinë dhe ndihmën e ofruar menjëherë.', thuhet në njoftimin e policisë. 

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?