Shëngjin, gjendet një 54-vjeçar i pajetë në kanal, dyshime se ishte i alkoolizuar (VIDEO)

14 Prill 2020, 10:34| Përditesimi: 14 Prill 2020, 12:12

  • Share

Një 54 vjeçar është gjetur i vdekur në një kanal në hyrje të rrugës së Shëngjinit. Trupi i pajetë i personit me iniciale N.P u pikas paraditen e së martës nga kalimtar të rastësishëm, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Blutë nisen verifikimet në lidhje me rastin dhe nga këqyrja paraprake behet e ditur se në trupin e viktimës nuk janë evidentuar shenja të dhunës apo të ndonjë dëmtimi tjetër. Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se 54-vjeçari të jetë mbytur aksidentalisht në kanal, pasi ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike.

Sipas burimeve 54-vjeçari me iniciale N.P ishte banor i lagjes "Nënë Tereza" të qytetit të Lezhës dhe dyshohet se ka gjetur vdekjen pak orë para se trupi i pajetë është gjetur nga kalimtaret.

1586853175_lezhekanal.jpg

Policia në vendin e ngjarjes

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?