Shëngjin/ Erozioni ‘gllabëron’ bregdetin e Kune-Vainit! Eksperti: Situatë alarmante, rrezikohet infrastruktura

14 Prill 2023, 17:31| Përditesimi: 14 Prill 2023, 17:39

  • Share

Erozioni detar ka marrë përmasa të frikshme në bregdetin e plazhit të Kune-Vainit, në Shëngjin. Pisha me rrënjët në sipërfaqe e të rrëzuara dhe zvogëlim i brezit të rërës që shërbente për plazh është panorama që të ofron kjo zonë në prag të sezonit turistik. Për ekspertin e mjedisit Jak Gjini, situata është alarmante pasi deti po dëmton dhe infrastrukturën rrugore.

“Agresiviteti i erozionit është shtuar dhe për pasojë dhe njerëzit, ato që kanë bërë investime në bregdet me bare dhe lokale po u afrohet gjithmonë e më shumë deti, duke avancuar në drejtim të territorit Dhe ky avancim po shkon gjithnjë e më shumë edhe në drejtim të territorit instruktuarës turistike siç janë rrugët, trotuaret”, tha Gjini.

Si zgjidhje për të frenuar fenomenin eroziv në Kune ai sheh ndërtimin e barrierave ndaj dallgëve përmes projekteve inxhinierike si dhe mbushjen e bregdetit me rërë.

“Në kushtet e këtij ekspanisioni të detit Për masat që do ta ndaloni erozionin të paktën për një periudhë ta caktuar, në dekadat që vijnë do të ishte vetëm ndërtimi i dallgëthyeseve të cilët bëhen përmes projekteve inxhinierike dhe mbushja e bregdetit me rërë që përdoren dhe në vendet e tjera europiane qoftë edhe ne vendet fqinj”, tha Gjini.

Alarmi i erozionit në bregdetin e Shëngjinit është dhënë prej vitesh, por edhe pse përbën rrezik për banorët e zonës, deri më sot kjo problematikë nuk ka marrë një zgjidhje. Ministria e Mjedisit thotë se po bëhet një studim për një plan ndërhyrjeje, pa dhënë detaje për ndërmarrjen e veprimeve konkrete.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/04/2023 03:43

    Erozioni bregdetar dhe ngritja e nivelit te ujit nga ngrohja e klimes jane fenomen boteror,specifike per Shqiperine eshte marrja e materialeve zhavor e ranor nga shtreterit e lumenjve.Aluvionet lumore mund te ngadalsonin erozionin,por cfare u mbetet lumenjve te sjellin ne det,pas gangrenes me emrin /firma ndertimi/?!

    Përgjigju
  • Era: 15/04/2023 02:26

    Me mire erozioni se mafia Ram-Frrok-Dosh--Luce-Ndreu

    Përgjigju
  • Beni: 14/04/2023 19:23

    Duhen kollona tranversale prej hekur betoni me distance 30 metra nga njera tjetra qe deti mos marre pjese nga toka. Me nje fjale duhen investime ne vijen bregdetare.

    Përgjigju
    • Tale: 15/04/2023 07:20

      Ata që e kanë zënë vijën bregdetare të investojnë. Mirë që e zaptuan por duan edhe lek nga taksapaguesit!

  • Turi: 14/04/2023 17:59

    Kane kaluar mbi 30 vjet dhe askush nuk interesohet per te ruajtur pyjet apo pasurite e tjera kombetare , vetem ndertimeve pa kriter dhe shkaterrimit te infrastruktures . Te gjithe ata qe kane mare pjese ne shkaterrimin e vendit duhet te denohen me burg te rende se jane kriminele dhe anti Shqiptar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?