Bregdeti nga Velipoja në Shëngjin merr ngjyrë të verdhë, dyshohet se është shkaktuar nga poleni i pishave! Asnjë dëm për shëndetin

22 Maj 2022, 11:38| Përditesimi: 22 Maj 2022, 14:09

  • Share

Bregdeti nga Velipoja në Shëngjin ka marrë ngjyrë të verdhë që dyshohet se është shkaktuar nga poleni i pishave, një fenomen natyror i padëmshëm për shëndetin. Drejtori i zonave të mbrojtura në Shkodër, kontaktuar nga Report tv konfirmon se është një fenomen natyror i zakonshëm. Ngjyra e verdhë në bregdet dyshohet se  është shkaktuar nga poleni i pishave.

Të dy zonat, si Shëngjini edhe Velipoja njihen per masivet e mëdha të pishave dhe pluhuri që formohet nga  ky lloj druri, me ndihmën e erës është përhapur edhe në det, ku në kontakt me ujin ka formuar edhe ngjyrën e verdhë. Poleni i pishave nuk ka asnjë dëm për shendetin, ndaj ky është një lajm i mirë për pushuesit e shumtë që po kalojnë të dielën në plazhet e Shëngjinit e Velipojës.

Kur vunë re ngjyrën e verdhë në bregdet, pushuesit që po kalojnë këtë të diel në plazh pasi temperaturat janë të larta, u shqetësuan dhe kërkuan që institucionet të viheshin në lëvizje për të zbuluar shkakun e ndotjes dhe pastrimin e menjëhershëm të vijës bregdetare. IKMT dhe Agjensia e Mjedisit shkuan në terren për të verifikuar situatën dhe morën analizat e ujit për të përcaktuar shkaqet e ngjyrës së verdhë në bregdet.

Përgjegjësi i IKMT Lezhë, Gjergj Elezi ngriti dyshimet se mund të ishte shkarkuar vaj nga ndonjë anije në bregdet, por Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Shkodër konfirmon se është fenomen natyror që ndodh në çdo periudhë të këtij viti në brigjet e Adriatikut.

 

Ora 12:58
Ndotet bregdeti i Shëngjinit, vihen në lëvizje IKMT dhe Agjensia e Mjedisit: Dyshohet se një lëndë e verdhë është hedhur nga anijet

 

Ndotja e krijuar në bregdetin e Shëngjinit ka shqetësuar pushuesit, të cilët kanë pushtuar këtë vijë bregdetare këtë të diel dhe institucionet janë vënë në lëvizje. Përgjegjësi i sektorit të Mjedisit dhe Ujërave IKMT Lezhë, Gjergj Elezi ka folur para mediave duke thënë se kanë marrë kampionin e lëndës me ngjyrë të verdhë. 

“Ne kemi njoftuar policinë, kapitenerinë, agjensinë rajonale të mjedisit që ka marrë kampionin se çfarë lënde mund të jetë hedhur në det. Dyshimet e para tonat se materiali duhet të jetë hedhur nga anijet sepse është ndotje e madhe që ka prekur të gjithë bregdetin e Shëngjinit. Kjo ndotje është shqetësuese dhe në aspektin vizual”, thotë përgjegjësi i sektorit të Mjedisit dhe Ujërave IKMT Lezhë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drini: 22/05/2022 13:28

    Sezon turistik te mbare zonjusha Mirela Kumbaro Furxhi !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?