Shëngjergji, zemra e turizmit mes maleve! 'Veri Jug' në mullirin e fundit me ujë i trashëguar në tre breza

28 Janar, 15:10| Përditesimi: 29 Janar, 09:47

  • Share

'Veri Jug' në Report Tv sjell një reportazh realizuar në Shëngjergj të Tiranës, një fshat malor me resurse të spikatura në fushën e turizmit malor, historik dhe të turizmit familjar.

Pas një informacioni të kryetarit të fshatit mbi zhvillimin e turizmit për vitin 2024, Veri Jug shkon në mullirin me ujë të Hasan Dishës, një prej 5 mullinjve të blojës që ka pasur dikur i gjithë Shëngjergji.

Gjatë bluarjes së misrit, Hasani thotë se mulliri i familjes së tij, trashëguar në tre breza, mund të jetë një muze - objekt kulture për vizitorë të shumtë nga Shqipëria dhe nga bota.

Pas punës në mullirin e blojës, kamera e Veri Jug e ndjek Hasanin edhe në shtëpinë e tij, një shtëpi e vjetër ndërtuar me gurë qysh në vitin e largët 1938. Blegtoria si e ardhur kryesore për familjen Disha.

Një lopë, 10 dele dhe mbi 40 krerë pula. Por ai thotë se e ndjen veten  të vetmuar në rregullimin e shtëpisë që është tronditur nga tërmeti dhe Bashkia nuk ka subvencionuar ende për rimbursimin e saj. Këto dhe të tjera nga jeta në Shëngjergj ndiqini në videon e plotë të emisionit 'Veri Jug' në Report Tv.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?