‘Shembull frymëzimi për policinë’/ Begaj dhe Balla përkujtojnë 'Dëshmorin e Atdheut', komisar Gani Malushin

7 Gusht 2023, 10:09| Përditesimi: 7 Gusht 2023, 14:12

  • Share

Presidenti Bajram Begaj dhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla kanë përkujtuar dëshmorin e Atdheut, komisar Gani Malushin, i cili u vra vetëm pak metra larg Drejtorisë së Policisë së Durrësit, më 7 gusht 2003.

Kreu i shtetit e ka konsideruar “Shembull frymëzimi për policinë”, komisarin duke shprehur mirënjohje për luftën e tij të pakompromis, kundër krimit në radhët e policisë.

“Dëshmori i Atdheut, Komisar Gani Malushi do të nderohet gjithmonë si shembull frymëzimi për Policinë e Shtetit. Do të kujtohet me respekt për luftën pa kompromis me bandat e krimin. Profesionistë si ai lartësojnë figurën e Policisë së Shtetit dhe rrisin besimin tek ajo”, u shpreh Begaj.

Edhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përkujtuar sot 20 vjetorin e ndarjes nga jeta të Komisar Malushit, duke i shprehur mirënjohjen në emër të Policisë së Shtetit për gjithçka ai bëri për rivendosjen e shtetit dhe të ligjit në Tropojë, Berat, Librazhd, Krujë, Kukës.

 “Sot 20 vite më parë Policia e Shtetit humbi një nga oficerët e saj më të lartë, dhe këtë nuk e them për gradat, por nga përgjegjësitë e mëdha që mori mbi supe dhe standardin që ai vendosi me punën e tij. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do t’i jenë gjithmonë mirënjohës Komisar Gani Malushit, Dëshmor i Atdheut, për gjithçka ai bëri për rivendosjen e shtetit dhe të ligjit në Tropojë, Berat, Librazhd, Krujë, Kukës etj”, shkruan Balla. Gjithashtu Balla thekson se po sot 14 vite më parë, po në Durrës, ranë në krye të detyrës katër dëshmorët e Atdheut: Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, të cilëve jemi gjithashtu mirënjohës dhe do të bëjmë gjithçka që gjaku i tyre të mos tradhëtohet më kurrë nga brenda Policisë së Shtetit.

Gani Malushi, ka shërbyer në strukturat e Policisë së Shtetit nga viti 1995 deri në vitin 2003. Ai u plagos rëndë më 06 gusht 2003, dhe u nda nga jeta vetëm një ditë më pas. Malushi u qëllua vetëm pak metra larg Drejtorisë së Policisë së Durrësit, nga autori tashmë i dënuar, Agim Pepa.

Gani Malushi është shpallur " Dëshmor i Atdheut" më 16 nëntor të vitit 2004.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ushtaraku: 07/08/2023 15:08

    Lavdi dëshmorëve.Policia nuk mund të drejtohet nga figura të ricikluara,për të mos hedhur dyshime për më shumë.

    Përgjigju
  • Grupi: 07/08/2023 14:37

    Oficere trima dhe te pakuruptuar si Kolonel Gani Malushi nuk lindin me ne shqiperi. Jo vetem qe e vrane pabesisht bashke me shoferin se te dy ishin ne krye te detyres, por i bastisen dhe kasaforten duke mos lene asnje dosje qe kishte hetuar. Vrasesi Agim Pepa qe gjoja qelloi per gjakmarrje shoferin nuk ishte gje tjeter vetem se dora hakmarrjes se krimit te organizuar. Askush nuk hetoi per shkakun e vertete. Nuk krahasohet Kolonel Gani Malushi me 4 deshmoret e tjere qe ju permendni. Malushi dokumentoi ne kulmin e tensionit vrasjet e tropojes. Beri zap beratin ne 97 -98 duke dokumentuar cdo krim. Kurse ata te 4 nuk u morr vesh sesi u vrane gjate nje operacioni skandakoz nga nje njeri i vetem dhe aq me teper qe ishin te pergatitur. Ajo ngjarje eshte e ende mister ashtu si mbeti mister prania e pa dokumentuar e Behar Sofise ne vendngjarje. Polici e tradhetuar.

    Përgjigju
    • noku: 08/08/2023 10:54

      Ky ka qene drejtues trim

  • k. p: 07/08/2023 14:36

    Bashkeudhetar me te kam qene, njeri shembullore, profesionist trim dhe elitar, i pa kompromentuar, i ndershem ne kulm, i dashur me te gjithe..... E cte thuash per njeriun e mire oficerin shembullore Gami Malush.... Plumbat trimat zene te keqin se gjen gje... I pa harruar do te mbetet...

    Përgjigju
  • edmond (koder rreshen): 07/08/2023 11:32

    Do te doja te shkruaj me respekt per Presidentin dhe Ministrin,por zemra nuk ma ben,kur keta kan frik ti permendin edhe emrin Xhovalinit !!! Per Bajramin dhe Taulantin. - Qe un si lexues mos ta besoj se shkrimi yt esht thjesht per konsum mediatik dhe politik,fole nje fjal te mir edhe per shoferin e Ganiut,Xhovalin Ndreun (jo per meshir,por sepse i ka takuar,dhe politika ja ka mohuar) se edhe ai ne kry te detyres u vra,dhe Shqiptari thot : Zoti vonon por nuk harron,ose sic e thoni ju te Shqiperis se mesme - haka tek i Zoti-.Uroj te jesh realist dhe ta vleresosh jeten e Xhovalinit,dhe keni nje arsye morale me shum per ta vleresuar,sepse Gjyshi i Xhovalinit,i sherbeu Atdheut te sapo clirua, per disa vite ne zonen nga ju vini Taulant,Librazhd si Oficer ne perpjekje me bandat .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?