Alfred Rushaj gjatë takimeve

Politikë

Shembjet tek 5 Maji, Rushaj i PD takon banorët: Qeveria po tallet me ju

31 Tetor 2021, 11:52| Përditesimi: 31 Tetor 2021, 11:54

  • Share

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, njëherazi nënkryetar i kësaj force politike, Alfred Rushaj ka vijuar takimet me banorët e zonës “5 maji” në Tiranë, shtëpitë e të cilëve kanë nisur të shemben për t’u rindërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Në një njoftim të PD thuhet se sipas tyre qeveria ka shkelur ligjin dhe kushtetutën, duke u prishur shtëpitë pa shpërblim paraprak. 

Rushaj tha se qeveria po tallët me rreth 5 mijë banorë të zonës me kontratat e qerasë.

“Kontrata është një turp. Aty thuhet po ta prish shtëpinë dhe të premtoj se pak më vonë do të të them, nëse do të marrësh apo jo shtëpi, kur, ku dhe si do ta marrësh. Duhet lexuar kontrata për të parë sesi qeveria tallet me njerëzit.”- tha zoti Rushaj. 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?