Shembja e urës në Baltimora, gjenden dy trupa të pajetë

28 Mars, 14:51| Përditesimi: 28 Mars, 14:54

  • Share

Trupat e pajetë të dy personave janë nxjerrë nga një kamion që u zhyt në ujë kur u shemb ura e Baltimores në SHBA. Tetë punëtorë ndërtimi ishin duke punuar në urë kur një anije e goditi atë.

Dy nga punëtorët u shpëtuan atë ditë, por kërkimi vazhdon për katër të tjerët, të gjithë supozohen të vdekur.

Ekipet e kërkim-shpëtimit nuk mund të lundrojnë të sigurtë në ujëra për shkak të betonit dhe të mbeturinave të gjetura në lumë.

Ata po përdorin metodën me skanim dhe besojnë se në automjete mund të jenë brenda trupat e tjerë, por betoni i shkaktuar nga shembja e urës e bën shumë të vështirë operacionin e tyre.

Inspektorët e sigurisë po analizojnë kutinë e zezë të anijes së mallrave që u përplas me urën në Baltimorë më 26 mars 2024

 

 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?