Shembja e Teatrit, vjen reagimi i parë nga jashtë! 'Europa Nostra': Ditë e trishtueshme për kulturën e Shqipërisë

17 Maj 2020, 09:15| Përditesimi: 17 Maj 2020, 09:22

  • Share

Pas prishjes së Teatrit Kombëtar ka ardhur edhe reagimi i parë nga jashtë vendit dhe është pikërisht shoqata 'Europa Nostra', e cila më herët pati premtuar edhe paratë për rikonstruksionin e kësaj dite. Në reagimin e saj 'Europa Nostra' thotë se 'sot është një ditë e trishtueshme për kulturën dhe trashëgiminë e Shqipërisë dhe të Europës.

"Ditë e trishtueshme për kulturën dhe trashëgiminë e Shqipërisë dhe të Europës. Ditë e trishtueshme për Demokracinë, Rregullat dhe Ligjet në Shqipëri dhe Europë. Herët në mëngjes autoritet shqiptare arrestuan aktivistë të shoqërisë civile dhe filluan prishjen e Teatrit Kombëtar të mbrojtur në Tiranë,"-shkruan 'Europa Nostra'.

'Europa Nostra' është një federatë europiane për trashëgiminë kulturore e cila përfaqëson organizatat e qytetarëve që punojnë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Europës.


Lajmi kryesor:

BE-Gjermani-Britani: U nxituat me shembjen e teatrit, keqardhje që nuk na dëgjuat! Kërkuam dialog


Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alniku: 17/05/2020 12:36

    Kjo Nostra e europës çfar mbështet?? Mjaft më me këta mostra, BILD të gjithë me lekët e Shqiptarëve duan të pasurohen

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 17/05/2020 11:49

    Ça eshte kjo Europa Nostra, cosa nostra, shum premtime, asgja tash 30 vjet. Ta bajn te ri.

    Përgjigju
  • SOFOKLI: 17/05/2020 09:42

    PO SIGURISHT QE KA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?