Foto nga hoteli

Shembja e hotelit karantinë në Kinë, 10 persona të vdekur, 48 nxirren nga rrënojat

8 Mars 2020, 14:29| Përditesimi: 8 Mars 2020, 14:38

  • Share

KINË- 10 persona janë nxjerrë të vdekur deri tani, pas shembjes së një hoteli që u përdor si një qendër karantine prej koronavirusit.

Hoteli u rrëzua natën e së shtunës në Kinën juglindore, sipas Ministrisë së Menaxhimit të Emergjencave.

Sipas CNN, 80 njerëz ishin brenda ndërtesës kur ajo u rrëzua, 9  shpëtuan, ndërsa 71 persona u bllokuan.

Prej tyre, 48 janë nxjerrë nga rrënojat dhe 23 nuk dihet se ku janë.

Departamenti i Zjarrit Fujian ka vendosur më shumë se 1 mijë zjarrfikës në ndihmë të personave të mbetur në rrënoja.

Në kohën e shembjes, 58 njerëz ishin në hotel dhe të gjithë kishin dalë negativ për testin e koronavirusit të ri. 

Kishte gjithashtu 16 stafe hoteliere dhe 6 punonjës të shitjes së makinave në vend.

Pronari i ndërtesës është në arrest, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua.

Hoteli ishte një strukturë çeliku shtatëkatëshe, e ndërtuar në vitin 2013 dhe e kthyer në një hotel në vitin 2018, sipas Xinhua. 

Punëtorët e thirrën pronarin dhe i thanë atij se një shtyllë ishte shtrembëruar gjatë ndërtimit, por ndërtesa u shemb disa minuta më vonë.

Zyrtarët lokalë i thanë Xinhua se një hetim do të përcaktojë nëse ndërtesa u rrënua për shkak të çështjeve strukturore ose punëve rinovuese.

Quanzhou është rreth 600 milje larg Wuhan, epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në Kinë, ku më shumë se 3000 njerëz kanë vdekur nga virusi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?