Lulzim Basha

Shembja e bizneseve në Velipojë, Basha: Në ditët më të vështira Rama përdor dhunë e gaz lotsjellës për të grabitur tokat

11 Qershor 2020, 20:57| Përditesimi: 11 Qershor 2020, 21:00

  • Share

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me shembjen e bizneseve ditën e sotme në Velipojë. Ai shprehet se Rama përdor dhunën dhe gazin lotsjellës për të grabitur tokat në Velipojë në ditët më të vështira për shqiptarët. Shton se këto janë akte barbare e grahmat e fundit të një kufome politike që po qelb Shqipërinë.

"Në ditët më të vështira për shqiptarët, kur xhepat janë të zbrazur dhe varfëria po rritet çdo ditë, Edi Rama përdor dhunën dhe gazin lotsjellës për të grabitur tokat në Velipojë. Në orën që kërcënon qytetarët se do t’i rimbyllë në karantinë, RAMAVIRUSI dhe banditët e tij prishin pa ligj vetëm për të grabitur pronat në bregdet për oligarkët dhe krimin. Me RAMAVIRUSIN shqiptarët varfërohen e oligarkët pasurohen. I rrënuar dhe i tmerruar nga revolta e qytetarëve, këto akte barbare janë grahmat e fundit të një kufome politike që po qelb Shqipërinë", shkruan Basha.

Komento

Komente

  • Tani: 12/06/2020 01:45

    O tosi shpellari basha shpellar mbetet ,,pavarsisht se ka lindur ne tirane,,,paligjshmerine--vrasjet-vjedhjet-kokeboshesine-maskarallekun-deembellekun -antishtetin e kane ne ADN E TYRE....

    Përgjigju
  • Tosi: 11/06/2020 21:33

    Kush ti beri pronat ne buze te detit o Basha apo si pallati jot ne Vlore. Nuk vjen ne pushtet duke mbrojtur paligjshmerine o Basha harroje, keshtu bere me shpellaret e Unazes qe i shpalle pronare rruge, keshtu bere me aleancen e vellezerve hajdute Budina o mjeran ,le nam

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?