Foto nga shembja e urës

Kronikë

Shembi urën në Darëzezë pasi kaloi me kamionin 50 ton, lihet në arrest shtëpie shoferi

6 Qershor 2021, 11:56| Përditesimi: 6 Qershor 2021, 11:57

  • Share

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Luftar Panahorin, shoferi i cili shembi urën e Darëzezës, pasi kaloi mbi të me një kamion me ngarkesë prej 50 ton, ndërsa ura mbante deri në 15 ton.

Panahori u arrestua, pas shembjes së urës. Ushtria nisi vetëm një ditë më pas ndërtimin e një ure të re provizore, ndërsa paralelisht Bashkia e Fierit po vijon punën për ndërtimin e një ure të re me standarde, punimet e së cilës po bëhen 10 metra më poshtë asaj aktuale.

Ura, e ngritur nga ushtria pas përmbytjes nga Lumi Vjosë në dhjetor  2017, u shemb mëngjesin e 3 qershorit, ndërsa prej kohësh ishte e amortizuar.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?