Shembet ura që lidh Vaun e Dejës me Lezhën, bashkonte 5 fshatra! Nis puna për krijimin e një aksi devijues

17 Janar, 16:07| Përditesimi: 18 Janar, 00:31

  • Share

Aksi Vau i Dejës-Lezhë përmes rrugës së vjetër është bllokuar. Shkak është bërë dëmtimi i urës së Hajmelit. Në fakt edhe më herët banorët kanë ngritur shqetësimin e dëmtimit të kësaj ure e cila si pasojë e shirave që ranë gjatës natës mori goditjen finale.  

Elton Nikolla inxhinier i firmës së kontraktuar nga ARRSH për mirëmbajtjen e këtij aksi thotë se menjëherë nisi puna për krijimin e një aksi devijues i cili pritet të jetë funksional që ditën e enjte.

Ky aks ka një levizshmëri të lartë pasi lidh zonën e Vaut të Dejës dhe Pukës, me Lezhën.

Edhe më herët sipas inxhinierit ka qenë planifikuar ndërhyrja mbi këtë urë por për shkak se duhej një rrugë alternative punimet nuk kishin nisur. Tashmë me bllokimin e qarkullimit pritet që ARRSH me anë të firmës së kontraktuar të ndërhyjë për të rikthyer qarkullimin në këtë aks i cili lidh 5 fshatra me të paktën 4 mijë banorë.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?