Shembet ura në Berzane të Lezhës, 6 familje të izoluara: Të ndërhyhet me urgjencë, s'kemi ku të kalojmë

12 Mars 2023, 08:51| Përditesimi: 12 Mars 2023, 09:22

  • Share

6 familje në fshatin Berzanë të Njësisë Administrative të Zejmenit në Lezhë janë izoluar, pasi ura e ndërtuar gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2021 është fundosur. Prurjet e shumta të përroit gjatë reshjeve të dendura te shiut të së premtes, sollën dëmtimin e urës në këtë zonë. Në këto kushte banorët nuk kanë asnjë mundësi kalimi dhe kërkojnë ndërhyje të shpejtë për të dalë nga izolimi.

"Ka dy vjet që është ndërtuar, me rastin e fushatës. Kalojnë 5 familje. S’kam nga të kaloj, vetëm me helikopter. Kërkojmë që të na bëjnë urën, s’kemi ku të kalojmë, me vra veten. As nuk ka ardh kush ka 30 vjet", thotë një banor i zonës me aftësi të kufizuara. 

Pas sinjalizimit nga banorët, përfaqësues të Bashkisë Lezhë kanë parë nga afër situatën dhe kanë premtuar fillimisht një zgjidhje emergjente, për të mundësuar lëvizjen e banoreve. Ura në Berzanë u ndërtua rreth 2 vite më parë, por nuk i rezultoi rrjedhës së furishme të ujit të përroit që u krijua nga reshjet e dendura të shiut.

Ndërkohë në këtë fshat kodrinor i cili ndodhet 20 km larg qytetit, nuk është investuar asnjëherë përgjatë 30 viteve të fundit. Jetesa aty te ngjan si në mesjete, pasi mungon rruga, qendra shëndetësore si dhe ka probleme me furnizimin me energji elektrike.

Deri pak vite më parë në fshatin, jetonin rreth 800 familje, ndërsa aktualisht nuk ka më shumë se 50, pasi nga mungesa e kushteve minimale të jetesës zona është braktisur masivisht nga banorët.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?