Kronikë

Shembet hotel ‘Kristal’ në Gjirin e Manastirit në Ksamil (VIDEO)

18 Qershor 2021, 14:10| Përditesimi: 18 Qershor 2021, 14:46

  • Share

Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve të paligjshme në bregdet. IKMT ka shembur ditën e sotme hotel ‘Kristal’ në Gjirin e Manastirit në Ksamil.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bëri me dije një ditë më parë se deri tani janë vendosur 67 milionë lekë të reja gjoba nga IKMT ndaj 44 subjekteve që kanë ndërtuar pa leje në bregdet.

“IKMT dhe Policia e Shtetit po vijojnë operacionin sipas planit të punës në ato zona të bregdetit ku janë evidentuar objektet e ngritura në shkelje të ligjit. Po e pastrojmë të gjithë vijën bregdetare nga Velipoja në Ksamil, me bindjen se kjo është rruga e duhur për të mbrojtur këtë pasuri tonën të përbashkët dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit. Gjej shesh të lirë, zapto e ndërto pa leje, të mos e mendojë më askush”, tha ministri Çuçi.

Pjesa më e madhe e subjekteve të gjobitura është në zonën e Ksamilit, më pas vijon me Velipojën e Shëngjinin. Dy ditë më parë IKMT dhe Policia e Shtetit e shtrinë operacionin në Shëngjin.

1624020323_manastir2.jpeg

1624020333_manastir1.jpeg

Foto nga shembja

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?