Shembet kisha në Meksikë

Shembet çatia e kishës meksikane! Shikoni videon! Deri tani 10 të vdekur, dhjetra nën rrënoja

2 Tetor 2023, 13:32| Përditesimi: 2 Tetor 2023, 16:30

  • Share

Të paktën 10 persona janë vrarë pasi një çati e kishës u shemb në veri të Meksikës, ndërsa 49 të plagosur u dërguan në spital. 

Të paktën dy fëmijë raportohet të jenë në mesin e të vrarëve.

Rreth 100 persona po merrnin pjesë në meshën në atë kohë, teksa raportohet se po mbahej një ceremoni pagëzimi.

Dhjetëra persona mbetën të bllokuar brenda kishës pas incidentit. Imazhet në mediat sociale treguan momentin e shembjes së ndërtesës së kishës, ndërsa njerëzit u grumbulluan rreth rrënojave, duke kërkuar dëshpërimisht për ata që ishin të zhdukur.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?