Shemben 10 objekte në Bulqizë/ Qytetarja: Si na nxjerr nga shtëpia, njërin po, tjetrin jo! Alla: Kërkoj mirëkuptimin e qytetarëve për këto investime

19 Nëntor 2020, 16:48| Përditesimi: 19 Nëntor 2020, 16:52

  • Share

Qyteti i Bulqizës në verilindje të vendit është kthyer në kantier ndërtimi. Sapo ka nisur puna për rikonstruksionin e unazës së sipërme të qytetit, e cila do të kthehet në një shëtitore me trotuare të gjera, gjelbërim e ndriçim.

“Ky investim parashikon një rrugë, e cila do jetë në vazhdën e të gjitha atyre projekteve me një zgjerim rreth katër metra, rrugë me një sens kalimi dhe pjesa tjetër është trotuar., që mund të shkojë 1.5 metra deri në 2 metra.  Një pjesë është parkim.  Kemi shkarkim të ujërave të bardha, asfalt. Kemi prekur pak edhe lirimin e hapësirave publike”, shprehet Inxhinieri.

Gjatë inspektimit të punimeve, kryebashkiaku Lefter Alla foli edhe për projektin tjetër të rëndësishëm, rikonstruksionin e qendrës kulturore multifunksionale në qendër të Bulqizës.

“Përveç Unazës,  në këtë segment po punohet edhe në qendrën kulturore të qytetit, qendër e cila po i kthehet identitetit të saj  ku do të shërbejë për edukimin e fëmijëve, për aktivitetet kulturore dhe artistike”, shprehet Alla.

Zbatimi i projekteve, kërkon  lirimin e hapësirave publike, ndaj janë shembur 10 objekte pa leje, si shtesa banesash, garazhe e lokale. Disa prej pronarëve kanë reaguar duke thënë se shembjet janë bërë në mënyrë selektive.

 “Donin ta zgjeronin, kishte vend sa të duash për t’u zgjeruar . Njëri po, tjetrit jo. Si është kjo punë kështu, në tokë time të vish të më nxjerrësh nga shtëpia,  ka 40 vjet që e kam bërë, që në kohën e Enverit kur u prish demokracia”, thotë një qytetare.

Kryebashkiaku Alla kërkoi mirëkuptimin e banorëve për ti hapur rrugë zhvillimit të qytetit.

 “Shumica janë kioska, që janë vendosur në cep të rrugës dhe që  pengojnë zhvillimin e projektit. Natyrisht, nuk ka leje për kioska. Por, kjo është një rrugë që i shërben të gjithë komunitetit”, thotë kryebashkiaku, Lefter Alla.

Rikonstruksioni i Unazës dhe Lagjes së vjetër financohet nga bashkia me një fond prej 31 milionë lekësh. Ndërsa qendra kulturore është bashkëfinancim i bashkisë Bulqize dhe Fondacionit Italian IADSA.

er.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arben: 22/11/2020 14:29

    Jo 10 por 1000 ndertesa duhet te shembni....

    Përgjigju
  • SHQIPTARI: 20/11/2020 10:26

    Eshte nje kosto e jashtezakonshme te paguash me taksat tona nje grusht frikacakesh te paafte qe vetem punen e tyre,per te cilen u zgjodhen nuk bejne.Po kush ti gjykoje,ata qe i vune qe tu sherbejne atyre dhe jo drejtesise ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?