Kreu i FSHF-së, Armando Duka

Shëmbëlltyra e trukimeve

14 Shtator 2022, 13:17| Përditesimi: 14 Shtator 2022, 13:19

  • Share

Federata Shqiptare e Futbollit nën drejtimin e Armando Dukës duket qartazi që është një institucion që nuk e ka aspak prioritet futbollin e pastër, por mbyll sytë e bëhet pal me trukimet që ndodhin në futbollin që ajo organizon.

Pas klubit të Skenderbeut që mori një dënim 10- vjeçar nga UEFA për trukimet e kryera në Kupat e Europes dhe ku vendimi u la në fuqi nga të gjitha Gjykatat Sportive Europiane, në Shqipëri, Federata Shqiptare nuk mori asnjë masë, madje e përkrahu, kjo për shkak të mardhënieve e ortakërise në biznese të Armand Dukës me pronaret e klubit korçar.

Ditën e djeshme FSHF-ja kreu një tjetër skandal sa i përket çështjes së trukimeve, ku amnistoi tre klubet që kishte dënuar një vit më parë, Gramshin, Bulqizën, dhe Internacionalin me pesë vite përjashtim nga futbolli.

Ky dënim një vit më parë u shit si një lajm sensacional nga Federata, e cila theksonte se do ketë tolerancë zero ndaj fenomenit të paracaktimi të rezultateve të ndeshjeve.

Nuk kaluan shumë muaj dhe dje FSHF shfyqëzoi vendimet e saj, duke treguar fytyren e saj të vërtet se shitjet e ndeshjeve dhe lufta ndaj këtij fenomeni, jo vetëm që nuk do zbatohet, por është shëmbëlltyra reale e atij institucioni që shitjet e ndeshjeve i kanë priortitet ( jo më kot Armand Dukën e kemi udhëheqësin kryesor për rikthimin e basteve në Shqipëri).

Nga një dënim pesë vjeçar, ta amnistosh menjehëre brenda pak muajve, vetëm drejtuesit e një institucioni që i kanë prioritet bastet mund ta kryejnë.

Dhe në FSHF, e gjithë kupola e saj është e apasionuar pas basteve, ndaj dhe kreu i këtij institucioni po “ulëret” për hapjen e llotove të cilin e sheh si shpëtimin e vetëm të futbollit, që është gjëja dhe ideja më e rënd që mund të nxirret nga goja e një presidenti futbolli.

Sepse është shëmbëlltyra e trukimeve të futbollit shqiptar.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?