Shekspiri, antiçifut ja argumentet
te “Tregtari i Venedikut”

5 Maj 2013, 07:10| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Pas persekutimeve të ndryshme që i erdhën komunitetit hebre, perëndimi por edhe lindja nuk diti asnjëherë të sillej me ta dhe për çdo ngjarje apo revoltë, edhe te banorëve lokalë, faji binte mbi këtë komunitet. Një presion i madh karshi tyre u ushtrua edhe nga kisha, pasi ata binin ndesh me ligjet e kishës dhe shiheshin si armiq për të vetmin fakt se ishin vrasësit e birit të Zotit, Jezus Krishtit, dhe si të tillë atyre nuk duhet t’u përgjigjeshin me mëshirë.

Një fakt, divergjencat midis kishës dhe judenjve pasqyrohen edhe në ligjin që doli nga Karli i Madh në vitin 814, që ndante të krishterët nga judenjte dhe në të duket qartë zemërimi karshi tyre. Ligji quhet “Dekret për dorëzimin e judenjve “ dhe është i ndarë në 4 urdhëresa. Aty përshkruhet se judenjtë duhet të konsiderojnë se ata i kanë borxh Zotit, kishës, apo edhe vetë të krishterëve, me veprimet e tyre.

Kjo më tepër është një akt pendimi që judenjtë duhet të shfaqin, për shkak se ishin ata që vranë “Birin e Zotit”. Madje atyre do t’u merren edhe të mirat materiale apo komoditetet që disponojnë. Duke filluar që nga ky moment, judenjtë tani duhet të mos i luten me Zotit të tyre në hebraisht, por në latinisht. Ky ligj ndikoi shumë në botën ekonomike mesjetare, si përherë, duke demonizuar kundërshtarin jude dhe duke i grabitur atij çdo të mirë që kishte përfituar deri në atë moment.

Pra, duket qartë se, edhe pse judeu i vitit 800 nuk ishte ai i vitit 1, dhe edhe pse ai nuk dinte se kush ishte ky Krisht dhe si kishte marrë pjesë në dënimin e tij, ai duhet të dënohej me damkë që në lindje, pasi për fatin e tij të keq kishte lindur jude.

Judenjtë filluan të shtoheshin kur në Evropë filloi të zhvillohej lufta arabo-spanjolle. Më pas ata do të ndihmonin në lulëzimin intelektual të Spanjës në shumë zhanre të ndryshme, si në kulturë apo edhe në shkencat ekzakte. Judenjtë apo çifutët, siç quheshin rëndomtë, u bënë shumë shpejt subvencionuesit e anijeve spanjolle që dilnin për të zhvilluar tregti nëpër Evropë dhe nga andej shumë njerëz me famë çanë për në Francë, Itali e Angli.

Në shekullin XI, karshi mllefit për arabët, të pafeve që kishin zaptuar tokën e shenjtë, kalorësit evropianë, dhe sidomos ata spanjollë, filluan të ushtronin dorën tek “armiqtë e parë të Krishtit”, judenjtë, duke i përdorur ata si shënjestra pa shpenzime. Urrejtja karshi tyre kishte sfond fetar, por kryesisht shfrytëzohej për qëllime të forta të pozicioneve që kishin ata në botën ekonomike. Fajdexhinjtë e parë në Evropë ishin judenjtë dhe ata i hapën rrugë më pas sistemit bankar.

Judenjtë, apo çifutët, nuk ishin pronarë të objekteve që mund të kishe mundësi t’i shpronësoje me një ligj, prandaj, të frikësuar nga këto ndryshime që mund të vendoseshin me një të rënë të dorës, ata zgjodhën fajdenë si elementin më të besueshëm për mbarëvajtjen e tyre ekonomike.

Getot e para lindën në fillim në shekullin XII, si pasojë e dënimeve kolektive që sundimtarët u bënin judenjve, dhe sidomos në ditët kur judenjtë kishin kohën e marrjes se borxhit të dhënë. Për sa kohë fisnikëve evropiane iu shtrëngohej laku për të dhënë borxhin, ata me një të rënë të gishtit të vogël të shënonin emrin në listën e zezë të getos. Dhe po të përfundoje aty nuk dihej se ç’fat i priste më vonë.

SI I PËRZURI ANGLIA FAJDEXHINJVE ÇIFUTË, NDIKIMI TE SHEKSPIRI


Edhe Anglia e Mbretit Eduart I, pasi nuk qe e aftë që t’u paguante borxhet fajdexhinjve çifutë, filloi t’i përzinte nga mbretëria e vet. Të njëjtat lojëra ndoqi edhe Franca, e kryesisht Filipi i Bukur. Kur i erdhi fundi kamat-vonesës së parave që duhet t’u dorëzonte kreditorëve judenj, ai i shpalli ata si jo të dëshiruar dhe i përzuri nga mbretëria e tij.

Një përshkrim të demonizimit të figurës së judeut fajdexhi na e jep edhe shkrimtari antiçifut Uilliam Shekspir, i cili në veprën e tij “Tregtari i Venedikut” do të shprehë me çdo mjet personifikimin e fajdexhiut hebre me ligësinë.

Shekspiri e hiperbolizon shpërblesën deri në funtin e mishit, duke e bërë më të qartë se kjo racë është e aftë që të rrëmbejë edhe mishin e trupit po t’i jepej mundësia.

Sa për një orientim, dihet se shumicat e veprave të Shekspirit janë sponsorizuar nga mbretëresha e Anglisë, dhe me sa duket, vetë mbretëresha ka përfituar duke i paguar më mirë 5 monedha Shekspirit sesa më shumë borxhliut të saj hebre.

Skenat e kësaj ngjarjeje zhvillohen në mesin e shekullit XV në Venedik.

Basani
Po deshët urdhëroni për darkë me ne

Shajloku (hebreu)
Posi-që të mbajë erë derr; që të ha prej
banesës në të cilën profeti juaj, Nazareti, e futi brenda
djallin! Dua të blej me ju, të shes me ju, te flas me ju,
te shëtit me ju e te tjera; po nuk dua të ha me ju, të pi
me ju, as të falem me ju. (Shekspir, 2000:27)

E më pas vazhdon me një egërsi të pashoqe, por le ta shohim më mirë këtë vepër:

Shajloku (hebreu)
Të vemë te noteri. Shkruajmë
Nj’akt detyrimi dhe si për shaka.
Në mos më kthefsh në ditën e caktuar,
Në vendin e caktuar, këtë shumë
A këto shuma, siç e shpreh kontrata,
Ndëshkimin të ma lash me një funt mish
Nga trupi yt-ta pres ku dua vetë

Antoni
Po besa! Ta pranoj këtë senet
Dhe them q’hebreu paska dashuri! (Shekspir, 2000:32-33)

Porica
Gatitu të presësh mishin, mos derdh gjak
Dhe se mos presësh më tepër a më pak
Se një funt mish. Po preve jashtë masës,
Qoftë edhe sa t’anojë peshë e saj
Më lehtë ose më rëndë se një pjesëz
Sa ç’është e njëzeta e një grime,
Ti vdes dhe pasurinë ta merr shteti.

Porica
Ç’mendon hebre! Prano senetin tënd.

Shajloku (hebreu)
M’i jepni krerët dhe më lini t’ki (Shekspir, 2000:127)

Pra, ishte më se i qartë mesazhi që ky poet dëshironte t’i jepte popullit të tij, por edhe brezave që do të vinin dhe që do ta përdorin veprën e tij për sulme propagandistike.

Shekspiri pa dyshim ka ndërtuar një vepër shumë të arrire propagandistike për kohen por çuditërisht nuk merr fare në analizë arsyen pse ky jude i “keq” arrijnë deri aty sa të dëshiroj fajden e tij ta shndërroj në funt mishi.

Në vepër përçmimet karshi tij pështymat drejtuar karshi tij në një ditë të bukur nga miku i tij që aji e kishte ndihmuar shpesh herë janë vetëm një erë e lehtë në këtë veper. As përcmimi që ju krye karshi të bijës prap autori e anashkalon duke vendosur në qendër dashurinë e të dy të rinjve dhe aspak dhe dhembshurinë prindërore.

Çifutët, kryesisht në mesjetë, janë bërë pre e çdo propagande mbi sëmundjet që do të përshkonin Evropën mesjetare, duke i demonizuar e vrarë si fajtorë të malaries apo të shumë sëmundjeve të tjera. Histeria evropiane “e krishterë” shkon deri aty, sa në emër të Zotit do të masakroheshin me mijëra judenj të Spanjës.

 Nga çifutët e ndodhur në Spanjë, një pjesë e mirë e atyre që kishin zënë poste të mira në mbretërinë spanjolle, madje një pjesë e shkencëtarëve apo fajdexhinjve, kur u bënë revoltat e vitit 1380, ndryshuan për herë të parë kursin e tyre duke u përshtatur me jetën spanjolle dhe duke u kristianizuar e kthyer në fenë katolike (të mbiquajturit maranë). Kisha katolike nuk e priti mirë këtë konvertim dhe një zë oponence ndaj çifutëve spanjollë vinte nga fretërit dominikanë e françeskanë....

(Shënim: ky fragment është marrë me shkurtime nga Libri “Armiku çifut...”. Titujt dhe mestitujt janë redaksionalë)

Shkrimi u botua sot në Suplementin Rilindasi në gazetën Shqiptarja.com (print(05.05.2013)

Redkasia Online
(b.m/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?