Shehu te ‘5 Pyetjet’: Protesta do
i japë një goditje të fortë Ramës

15 Janar 2018, 21:14| Përditesimi:

  • Share
Deputeti i PD, Tritan Shehu i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ ka paralajmëruar se protesta e opozitës në 27 Janar do i japë një goditje të fortë qeverisë Rama. Ai u shpreh se varfëria dhe papunësia janë arsyet kryesore të protestës.

Varfëria, papunësia, arroganca dhe sistemi që është ngritur është arsyeja e protestës së opozitës në 27 janar në Tiranë përballë Kryeministrisë. Qytetarët janë në terror. Baza e protestës është varfëria.  Protesta do të jetë me një masivitet të jashtëzakonshëm dhe do i japë një goditje të madhe këtij sistemi” deklaroi ai. 

Deputeti i PD, akuzoi Ramën për kanabizimin e vendit, ndërsa shtoi se ishin partnerët tanë që goditën grupet kriminale dhe jo qeveria. Duke u ndalur te sistemi shëndetësor, Shehu e cilësoi si të dështuar, pasi sipas tij nuk ka shëndetësi falas. 

Mjeku po kthehet në specie në zhdukje në Shqipëri. Do të shkojmë me një numër mjekësh në nivelin e vendeve afrikane. Në vitet e fundit kanë ikur mbi 400 mjekë dhe nuk është vetëm ana financiare, por edhe dinjiteti”.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?