Triran Shehu

Politikë

Shehu: Spitali i Tepelenës në kushte mjerane, linjat elektrike që në '70, ky është 'suksesi' i Ramës

9 Tetor 2021, 21:59| Përditesimi: 9 Tetor 2021, 22:03

  • Share

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama se ka lënë në harresë Bashkinë e Tepelenës. Në përgjigjje të një video të publikuar nga kreu i qeverisë mëngjesin e sotëm, me pamje nga pedonalja e Tepelenës, teksa kishte shkruar 'Kalaja e rilindur', Shehu thotë se ajo nuk është Tepelena e vërtetë, duke sjell kushtet e spitalit, që sipas tij janë të mjerueshme dhe infrastrukturën e munguar. Deputeti i PD shkruan se linjat elektrike në këtë qytet janë që prej viteve 1970, ku sipas tij, kjo sjell edhe që një pjesë e fshatrave të mbesin pa drita në dimër.

"Spitali i Tepelenës është në një situatë mjerane. Linjat elektrike në të gjithë Tepelenën janë ato të viteve 1970. Prandaj pjesa më e madhe e zonave rurale Tepelene-Memaliaj gjatë dimrit me shumë janë pa energji elektrike se sa me atë. 'Sukses' i ri i Ramës ky me te cilin ai mund te mburret, se kështu se paku nuk do te preken nga 'kriza energjetike' e tij", shkruan Shehu.

Shehu thotë se niveli i papunësisë në Tepelenë është shumë i lartë. Sipas tij, Rama mburret më një Kala e pedonale të rindërtuar, por zonat Tepelena e Memaliaj po zbrazen nga të rinjtë që ikin për mundësi më të mira.

"Për të mos përmendur këtu papunësinë e thellë në Tepelenë e Memaliaj, të rinjtë që sorollaten tërë ditën kot, familjet pa asnjë të ardhur mbasi i është ndërpre edhe ajo asistencë, të sëmuret e braktisur, shpenzimet e mëdha te tyre për të mbijetuar nga COVID, mungesën e plotë të shpresës. Dhe Rama mburret me një pedonale ne Kala, ndërsa Tepelena e Memaliaj vetëm po zbrazen e shkretohen", shkruan Shehu.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Like floriri: 10/10/2021 12:18

    Tartan ooo tartaaaan mbaaaj preeeeshiiiinnn see e ke taaaamaaam dhe mos mbrockollit me o hhhaaaajvaaannnn se je vec kooomunistt i konvertuar qe ben vec daaamm,je krejt faatkeqsi ooo tartan,mooos haaa shuuum seee te beeen dammm.Je fatkeqsi ooo taaaartaaannn.

    Përgjigju
  • Babuli Ta Nguli: 10/10/2021 07:40

    O tritan preshi po si ske turp mor paçavure po krahasohen spitalet e juaja me spitalet e Edi Ramës. Ti mor tritan preshi do të na bësh për qorr e budalla ne popullin Shqiptar. Po ne kemi sy e sjemi budallenj e bëjmë ndryshimin midis jush e Edi Ramës prandaj ju sfitoni kur o mut bur.

    Përgjigju
  • Iris: 09/10/2021 23:45

    Ky nuk eshte vetem <<sukses>> i Rames,ky eshte dhe <<sukses>> i Berishes,o Tritan!

    Përgjigju
  • drino: 09/10/2021 21:31

    Mire thote ky prasi por kur ishin keta plera ne pushtet perse i lane keto linja te viteve 70 dhe nuk i regulluan....

    Përgjigju
  • Sami preshi: 09/10/2021 20:54

    Tritan ke te drejte.nga parate qe merje nga tenderat beja linjen ere spitalit.a me kuptove.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?