Shehi qesh me partinë e Hajdarit: I kanë shërbyer pushtetit! Opozita e gjitha kundër Ramës

2 Shtator 2020, 18:22| Përditesimi: 2 Shtator 2020, 20:59

  • Share

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka folur në studion e Report Tv për situatën aktuale në politikën shqiptare. Ai tha se ideja e bashkimit është për të dalë kundër Ramës.

"Unë e gjykoj që koalicioni opozitar do të jetë mirë që të dalë bashkë. Ideja e bashkimit krijon një mësim në sferën politike. Është zoti Rama dhe të gjithë kundër atij. Nga ana psikologjike kjo është shumë pozitive. Kjo është e para, e dyta thjeshtëzon skemën politike. Këtyre 30 partive kush do t'i shpjegojë këto ide se nga ndryshon njëra nga tjetra në një popull i cili ka shumë pak kulturë politike. Kush ka dëshirë që të hyjë veç e veç e për ta mbajt sistemin opozitar, nuk shikoj asgjë të keqe. Ne do të hyjmë sido që të jetë ligji zgjedhor, sido që të mundohet që t'a plasaritë Rama", thotë Shehi.

I pyetur për partinë e re që po krijohet nga Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi, Shehi nuk ngurroi të qeshë duke thënë se deputetët e opozitës parlamentare i shërbejnë Ramës, deri në momentin që do të vërtetojnë të kundërtën. Sipas tij, Rama ka kaluar në Parlament të gjitha ligjet korruptive me ndihmën e deputetëve që refuzuan të lënë parlamentin dhe të atyre që hynë.

"Unë uroj që ta bëjnë edhe në të gjithë historinë time politike, në 30 vjet, kushdo që ka dalë i ri, i kam uruar punë të mbarë e sukses. Nuk jam prej atyre që thonë e bëri ky, le ta bëjë kush të dojë. Ideja se ti do me dalë të flasësh ndryshe. është ideja bazë e demokracisë e lirisë politike. Kështu që ata janë të ftuar ta ushtrojë lirinë e tyre. Absolutisht asnjë gjë. Në kuptimin afatgjatë nuk na dëmton fare. Ata le ta provojnë, të jenë dhe ne as e shohim fare si problem këtë punë. do t'u uroja që po i bëjnë partitë, por t'i bëjnë opozitare, se nëse këto bëhen për të marrë një karrige të vogël aty mbrapa rreshtit të Ramës. Ata janë një parti afër pushtetit. Deri tani për sa kohë që nuk kemi prova të kundërta unë e gjykoj kështu. Ne gjykojmë se deri në provën e kundër këta i kanë shërbyer më shumë Ramës. Se kur dolëm ne nga Parlamenti, këta hynë. E megjithatë ka pasur midis tyre që në rrethana të ndryshme ka mbajtur një pozicion kundër qeverisë. Por, normalisht këta kanë votuar pro ligjeve qeveritare. Sa ligje janë votuar. Zoti Rama ka kaluar të gjitha ligjet e tij korruptive. Nga koncesionet, të gjitha. Unë nuk di që të kenë mbajt këta zotërinjtë qëndrime të kundërta, ose të kenë votuar kundër. Ato votimet e zotit Rama përfundojnë të gjitha mbi 100 nëse e keni parë. Mirëpo ai Parlament aq ka, 180 vetë. Zoti Rama 80 vetë ka të tijët, 20 të tjerë i merr nga këta të rinjtë. Prandaj deri në ditën e një prove të kundërt ne do të kemi dyshimet se këta i shërbejnë Ramës. Pastaj nëse vërtetojnë të kundërtën na pëlqen, apo sna pëlqen ne kjo është një çështje tjetër", deklaroi Shehi.

Komento

Komente

  • O Dashi: 02/09/2020 23:05

    Dopjo a teke a mavri me boje?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?