Shehi në ‘Report TV’: Inceneratorët, s’janë afera më e madhe! Berisha dhe Basha e kanë mbyllur ciklin

21 Shkurt 2022, 23:07| Përditesimi: 22 Shkurt 2022, 15:11

  • Share

Deputeti demokrat Dashamir Shehi tha në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv se inceneratorët janë vetëm një proces i hapur, por sipas tij ka afera të tjera korruptive në vend.

Ai deklaroi se drejtësia e re mund të japë një farë shprese, por nuk është më e mira e mundshme.

Si për klasën politike, ashtue dhe për drejtësinë, Shehi tha se ka nevojë të ndodhë ‘revolucioni’ që u bë në Itali 30 vite më parë.

“Ne mendojmë me të drejtë se çështja e inceneratorëve të hapë një proces të madh. Por këtu s’janë vetëm inceneratorët, janë rrugë e vepra publike ku nuk dihet si janë ndarë paratë. Por unë gjykoj se Shqipërisë i ka ardhur dita të bëjë atë që u bë në Itali para 30 vitesh. Se ka pasur dhe një koencidencë këto ditë sesi një klasë e tërë politike ra, u rrëzua, dhe iu hap rrugë forcave të reja. Që nuk ishin ndonjë shkëlqim i madh, por që ndryshe do të kishte ngelur dualizmi i vjetër. Unë nuk e quaj dramatike këtë lloj situate, sepse politika ka dialektikën e saj. Por do të më pëlqente që ky lloj procesi të niste nga sistemi i drejtësisë. Kështu pati ndodhur edhe me magjistraturën italine, që nisi një revolucion nga një grup prokurorësh dhe me efektin domino u shkatërruan të korruptuarit, pavarësisht se Ii gjithë korrupsioni nuk u luftua” -tha Dashamir Shehi për Report TV.

Ai është ndalur duke komentuar edhe zhvillimet brenda Partisë Demokratike, duke thënë se Sali Berisha dhe Lulzim Basha e kanë mbyllur ciklin e tyre. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?