Shehi: Meta s'plotëson kushtet për kryetar opozite! Kemi nevojë për president

25 Maj 2020, 21:47| Përditesimi: 25 Maj 2020, 21:50

  • Share

I ftuar në "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar rolin e Ilir Metës në aksionin e opozitës, duke thënë se mjafton që ai të qëndrojë si president, pasi opozita e ka një kryetar.

"Të ndjekim Metën nuk është e shëndetshme për opozitën shqiptare. Ai është president dhe duhet të rri president, duhet të jetë ekuidistancë nga ne dhe Rama. Ai duhet të jetë president. Meta nuk përmbush kushtet për të qenë në krye të opozitës shqiptare, opozita e ka një kryetar. Ne kryetarin e kemi të mjaftueshëm dhe nuk kemi nevojë për të tjerë në këtë mes, kemi nevojë për presidenti Meta, garant i kushtetutës jo Ilir Meta si kryetar i LSI. Nëse ne ngatërrohemi me këto gjyle nëpër këmbë, ngadalësohet ritmi i opozitës. E çmojmë shumë Metën, i kemi dalë për zot disa herë, se mendojmë që mbron Kushtetutën. Ditën që s'na ka pëlqyer e kemi kritikuar, Ndërhyrjen në Kodin Penal e quajmë të gabuar, s'është çështja e  presidenti të ndryshojë Kodin penal në kohë pandemie", tha Shehi.


Lajmi kryesor:

Shehi kundër Metës për 14 pikat: Të pazbatueshme për ne se jemi jashtë parlamentit! S'ngrihet shteti me Këshilla Politikë


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?