Politikë

Shehaj: Kam punuar me mish e shpirt që PD të fitonte më 25 prill, s'po i dal kundër! Çdo lider që humbet, duhet të japë dorëheqjen

27 Maj 2021, 17:42| Përditesimi: 27 Maj 2021, 18:09

  • Share

 

Kandidati për kryetar të PD Agron Shehaj ka deklaruar se ka punuar fort që Partia Demokratike të fitonte më 25 prill, por nuk ia doli. Ndonëse thotë se ka patur parregullsi, thekson se është fakt që nuk arriti ti fitojë zgjedhjet.

“Kam punuar me mish dhe me shpirt që të fitonim zgjedhjet në 25 prill. Ne sjemi në pushtet, nuk arritëm të shkonim në pushtet. Ka patur parregullsi, por ky është fakt. Gara e forcon PD, konkurenca e forcon, mendimi ndryshe e forcon, nuk po dal kundër PD, unë po kandidoj ti shërbej Pd. Deri dje e kam shërbyer si deputet i PD, si kryetar. Unë kam punuar për Pd besoj në PD dhe do vazhdoj të jem në PD. Asgjë sështë personale, jam vetëm në borxh ndaj Pd për atë që ka bërë për Shqipërinë në këto 30 vjet dhe për atë që më bëri më afroi, unë kam qenë mirënjohës që PD më ka hapur dyert e saj. Kandidatura ime për ti shërbyer PD”, tha Shehaj.

Ndërkaq Shehaj tha se çdo lider që humbet, sipas tij duhet të japë dorëheqjen. Këtë tha Shehaj do ta vendosë në statut nëse zgjidhet në krye të PD.

“Kur nuk fiton mban përgjegjësi. Çdo herë që një lider humbet zgjedhjet duhet të japë dorëheqjen. Këtë do ta vendos në statut nëse zgjidhem kryetar. Ne duhet të punojmë, ajo që na takon sot është të forcojmë PD. Smund të forcojmë besimin e qytetarëve nëse nuk forcojmë PD”.


Lajmi kryesor:

Gara për kreun e PD, Shehaj nga Shkodra: Rama i interesuar që lidershipi i PD të mos ndryshojë, për ta mundur duhen njerëz të ndershëm! Basha të bënte më shumë që të fitonte


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?