Politikë

Shehaj: Basha nuk e çon dot PD në fitore! Partia duhet të hapet ndaj të rinjve dhe të vjetërve

24 Maj 2021, 18:27| Përditesimi: 24 Maj 2021, 18:54

  • Share

 

Agron Shehaj është i bindur që kryedemokrati Lulzim Basha nuk mundet dot që ta çojë drejt fitores PD-në. Për këtë shprehet se është i bindur.

“Basha nuk e çon dot PD në fitore është bindje e imja, e kuptoj që shumë prej jush mund të kërkojnë arsye të ndryshme, por është shumë e thjeshtë. Nëse duam që PD të fitojë zgjedhjet pastaj të ndryshojë Shqipërinë duhet të ndryshojmë lidershipin e PD”, tha ai.

Ai ka prezantuar edhe platformën e tij se si PD mund të shkojë drejt fitores.

“Për të fituar zgjedhjet duhet reformuar PD, duhet hapur ndaj të vjetërve dhe të rinjve, vendimet duhen marrë nga anëtarë të PD, të jetë e qartë dhe  transparente. Anëtarët duhet të vendosin për karrierën e strukturës, të liderave nëpërmjet votës. Një nga elementët kryesor do jetë votimi i listës për kandidatë i të gjithë listës”, tha Shehaj.


Lajmi kryesor:

Kandidati për kreun e PD, Shehaj: Përballë Ramës duhet një lider i pakorruptuar! Basha s'e çon dot PD në fitore! S’ka bashkëqeverisje me PS


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?