Shegë apo drogë? Meta në
humor, Vasili fyen Ramën

9 Nëntor 2017, 12:08| Përditesimi:

  • Share
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar së fundim në Facebook një fotografi, ku shihet në shoqërinë e humoristit Bes Kallaku, duke mbajtur një shegë në dorë.

“Jo vetëm shegët e Ijes janë të mrekullueshme”, - shkruan Meta duke nënkuptuar gjyshen e Kallakut, të cilën aktori e ka bërë gjithashtu një personazh të rrjeteve sociale me postimet e shpeshta.

Meta e ka publikuar foton në fjalë me rastin Javës së Fëmijëve Jetimë, për të cilën duket se numri 1 i Republikës ka organizuar një pritje në Presidencë.

Por ndërkohë që atmosfera në institucionin e kreut të shtetit duket më e çtendosur, nga fronti i LSI kanë vërshuar akuzat e ashpra të radhës ndaj qeverisë.

Kryetari i grupit parlamentar të kësaj partie, Petrit Vasili, duke iu referuar fjalës së mbajtur sot nga Edi Rama për mediat, ka reaguar me ironi në Facebook.

“Kryeministri qe fyen mediat qahet se media po shkelin te drejtat e njeriut. Ha ha” – shkruan Vasili.

Ai i ka përshkallëzuar akuzat kur e ka quajtur Ramën “Kryeministri i droges” që sipas Vasilit “flet, qahet ne fakt se ca media me sa duket nuk po i blen dot. Ky mendjeprishur, qe fyen ne menyre histerike mediat dhe gazetaret, po ankohet se mediat po shkelin te drejtat e njeriut”.

“Po ky duke i fyer e poshteruar mediat ketij mendjegremisurit i duket se respekton te drejtat e njeriut.

Liria e medias ne Shqiperi eshte ne udhekryqin me te rrezikshem sepse droga e kryeministrit ka qelbur dynjane dhe kerkon te qelbe edhe median sa te munde. Kur nuk ja arrin ky qan...” – e ka përfunduar Vasili komentin e tij.

s.k/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?