‘Shega Fest’, produkti vendas në Lezhë promovohet me këngë dhe valle

15 Nëntor 2023, 17:09| Përditesimi: 15 Nëntor 2023, 17:14

  • Share

Në Lezhë u organizua festa e shegës, e kthyer tashmë në traditë që synon promovimin e prodhimit vendas që pasuron gastronominë.

Në Lezhë u organizua festa e shegës, frut mjaft i kultivuar në këtë zonë.

Eventi kulturor i titulluar “Shega Fest”, u gërshetua me këngë e valle dhe përveç promovimit të vlerave të shegës që po pasuron gastronominë e restoranteve të zonës në panair u ekspozuan gatimet tradicionale si dhe etnografia.

Ky frut fillimisht eshte gjetur ne natyren e eger, por tashme kultivohet nga fermeret duke zgjeruar dhe perdorimin ne restorante.

“Bëjnë aperitiv me shege, si dhe e përdorim në sallatëra, në djath, etj”, thanë disa kuzhiniere.

Kreu i bashkise Lezhe, Pjerin Ndreu, foli per nevojen per ta bere shegen jo vetem pjese e perditshmerise por edhe per mbeshtetjen e nevojshme ndaj fermereve qe se fundmi kane nisur te shtojne siperfaqet.

“Duhet tu rrimë afër fermereve duke pas parasysh dhe projektet e BE-së”, tha Ndreu.

Ne Lezhe kultivohen rreth 120 hektare shege, prodhimi kete vit ka qene i bollshem, por problem për fermret mbetet mungesa e tregut.

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?