Shefja e kabinetit të kryeprokurorit Olsian Çela kalon vettingun (VIDEO)

14 Tetor 2020, 09:36| Përditesimi: 14 Tetor 2020, 10:16

  • Share

TIRANË- Shefja e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Pranvera Pustina ka kaluar me sukses Vettingun.

Ajo është konfirmuar në detyrë ditën e sotme duke dalë e pastër në tre shtyllat e vlerësimit, atë të pasurisë, figurës dhe profesionalizmit. 

Pranvera Pustina ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe fillimisht është emëruar prokurore në Prokurorinë e Krujës. Në vitin 2015, Pustina u transferua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa prej janarit 2020 ajo është komanduar në pozicionin e shefes së kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela.

Pranvera Pustina

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?