Bota

Shefi tentoi ta dhunonte, kamerierja në Spanjë i pret organin gjenital

1 Qershor 2021, 16:06| Përditesimi: 1 Qershor 2021, 16:09

  • Share

Një grua në Spanjë ka përfunduar në pranga pasi ka prerë në organin gjenital të shefit të saj, pasi ai kishte tentuar ta dhunojë seksualisht. Gruaja u tha policëve se po përpiqej të mbrohej nga një sulm seksual në një bar të qytezës Sant Andreu de la Barca, afër Barcelonës, të martën rreth mesnatës.

Zonja e paidentifikuar e kontaktoi policinë për ta pranuar sulmin, ndërsa burri u dërgua në spital për një operacion emergjent, në mënyrë që mjekët të arrinin t’I bashkonin sërish përsëri pjesët e ndara të organit gjenital.  

Megjithatë ende nuk është e qartë nëse operacioni ka qenë i suksesshëm. Raportohet se gruaja që e preu burrin ka prejardhje nga Bangladeshi dhe është në të tridhjetat. Ajo po mbahet në ndalim në një stacion policor dhe akuzohet për plagosje të një personi. Ndërkohë që në anën tjetër, hetuesit kanë nisur hetimet rreth pretendimeve të gruas se ajo ka reaguar në vetëmbrojtje dhe nuk e kanë përjashtuar mundësinë që pronari i kafenesë të arrestohet sapo t’i përmirësohet gjendja shëndetësore.

Disa burime të policisë kanë thënë se gruaja ka raportuar se është ngacmuar për muaj të tërë dhe në disa raste është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me shefin para se ta sulmonte me thikë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?